Aksidenti i ndodhur mbrëmjen e së hënës në Milot ka nxjerrë zbuluar një fakt mjaft interesant. Nga aksidenti ku u përplasën dy makina, rezultoi që njëra prej tyre ishte e mbushur me drogë.
Raportohet se droga është shpërndarë nëpër rrugë dhe nuk dihet akoma sasia e saj. Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia.
Akoma nuk është mësuar identiteti i drejtuesit dhe personave të tjerë që kanë qenë në automjet.
Policia në ndjekje të autorëve të aksidentit, të cilët janë larguar duke e braktisur mjetin dhe drogën në rrugë