Nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm kanë dalë në dritë të tjera detaje. Familja Murataj e cila martonte mbrëmë djalin, sot i duhet të hapë dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit djalin tjetër Fisnikun dhe të fejuarën e tij Naza Aham, një shtetase me origjinë nga Franca dhe jetonin në Greqi. Ata po kthehshin në shtëpi drejt fshatit Kutë të Fierit ku dhe jetonte familja Murataj.
E reja ka postuar në Facebook-un e saj edhe një foto të mjetit me targa greke me të cilin udhëtonin të rinjtë, i cili me sa duket ka qënë në pronësi të saj.
Fisnkik Murataj dhe Naza Aham, nga Rodezi, një qytet i vogël në jug të Francës ishin të fejuar dhe bashkëjetonin në Greqi. Ata udhëtuan drejt vendlindjes së Fisnikut për t’ju bashkuar gëzimit të familjes, ndërsa bashkë me Agustin Murataj, i cili qendronte në sediljen e pasme të mjetit, po ktheheshin për të pushuar pas dasmës dhe më pas me shumë gjasa do të ktheheshin në Greqi, ku jetonin dhe punonin.