Emisioni BOOM i është rikthyer një aksidenti rrugor të ndodhur 5 muaj më parë 28 shtator 2017 në aksin rrugor Tepelenë- Levan ku humbi jetën shtetasi Ajet Yzeiraj.
46 vjecari Yzeiraj i cili po lëvizte me shpejtesi 28 km ne ore ka pësuar vdekjen e menjëhershme kur mjeti tip Land Rover që drejtohej nga shtetasi Arben Avduli ka dalë nga korsia e tij dhe ka goditur përballë makinen tip Benz te Ajet Yzeiraj. Vëllai i viktimës pretendon se provat po manipulohen. Ndërkohë që eksperti ka nxjerrë konkulizionin që shkaktar i aksidentit është bërë faktori admosferik.
Një aksident me pasojë vdekjen, mund të kthehet fare mirë në një ngjarje rutinë për shkak të kushteve atmosferike. Duhet guxim i madh të nxjerrësh një ekspertizë të tillë, kur pamjet, dhe dëshmitari në vendgjarje thonë krejt të kundërtën.
Dëshmia e të aksidentuarit, Alekt Mehmetaj: Ne atë ditë vinim që nga Fieri, e pamë që po vinte një makinë e bardhë fuoristradë në krahun tonë, ikte në mënyrë të çrregullt. Ajet Yzeiri tha na vrau. Edhe dolëm nga rruga dhe shkuam në kanal.
Sa mund të ishte shpejtësia e automjetit?
Dëshmia e të aksidentuarit, Alekt Mehmetaj: Ne ishim me 30. Ai ka qenë mbi 150 e padiskutuar.
Sa mund të jetë distanca që tek vendi që jeni përplasur dhe deri tek këtu ku ka frenuar fuoristrada?
Dëshmia e të aksidentuarit, Alekt Mehmetaj: 80 metra po njëherë.
Në redaksinë e emisonit Boom vjen një denoncim nga i vëllai i viktimës së këtij aksidenti.
Dashamir Yzeiraj, vëllai i viktimës: Ka ndodhur një aksident me pasojë vdekje që në momentet e para unë e konsideroj si vrasje duke parë fotot dhe faktet. Siç po vijonë ngjarjet janë devijuar shumë gjëra dhe shqetësimin e parë e kam me prokurorinë. Personi në fjalë shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje dhe u la i lirë 24 orët e parë nga Prokuroria. Shqetësimin e dytë e kam me ekspertët e autoteknikës.
Por çfarë ka ndodhur me ekspertizën, si ka mundur të jetë i lirë një person që ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen vetëm pesë muaj më parë?
“Ky aksident rrugor nuk mund të shmangej me praninë e ujërave dhe lagështisë në rrugë, pra faktorit të jashtëm atmosferik”
Kërkesa e vëllait të viktimës është në kufijtë e lutjes. Do vetëm drejtësi dhe një rishikim të çështjes. Asgjë më shumë për një njeri që u aksidentua me vdekje duke ecur me vetëm 28 kilometra në orë
Dashamir Yzeiraj, vëllai i viktimës: Gjej rastin që ti bëj thirrje dhe gjykatës që mos ta marrë në konsideratë autoteknikën, këtë akt ekspertimin që ka bërë eksperti pranë prokurorisë së përgjithshme por ti shikojë më me detaje gjërat dhe më me vërtetësi.