Një aksident ka ndodhur pranë zonës së Qafë- Kasharit ku autoambulanca e qendrës shëndetësore të Fushë- Krujës është përplasur me mjetin tip ‘Golf’.
Nga përplasja ka humbur jetën pacientja dhe shoqëruesja e saj ndërkohë që shoferi i identifikuar si Ilir Shullazi është shoqëruar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 të mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Rinas-Tiranë, në afersi të Qafë Kasharit.
Ende nuk ka informacion mbi të dhënat e viktimave ndërsa priten zhvillime të gjendjes së shoferit Ilir Shullazi dhe shkaqeve të aksidentit.