Një aksident tragjik ka ndodhur në shtetin e Alabamës në SHBA, ku janë përfshirë 18 automjete.
Mediat amerikanë bëjnë me dije se një autobus me ekskursioniste është përfshirë në aksident dhe për pasojë kanë humbur jetën 9 vajza të moshës nga 9-muajshe deri në 18-vjeç.
Tetë vajza ndodheshin në autobus, ndërsa vajza 9-muajshe dhe babai i saj që humbën jetën si pasojë e përplasjes, ndodheshin në një veturë.
Një kalimtar i rastësishëm tha se iu afrua autobusit dhe nxori prej andej të gjallë shoferin. Ai u rikthye për të ndihmuar vajzat por ishte tepër vonë.
“Ishte tepër vonë, autobusi shpërtheu menjëherë në flakë”, tha ai. Në aksident u përfshinë 18 makina, ndërsa 5 persona të tjerë pësuan dëmtime jo-fatale.