Mediat italiane raportojnë se shkalla lëvizëse e një metroje në Romë është shembur, ndërsa kanë mbetur të plagosur 10 tifozë të CSKA së Moskës.
Ata ishin në kryeqytetin italian, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Romës të planifikuar sonte, por nuk dihet nëse do të luhet.
Incidenti ndodhi ndërsa në platformën e trenit kishte rreth 40 tifozë të tjerë dhe shumë ishin jashtë stacionit. Zjarrfikësit, policia dhe ekipet e emergjencës vepruan në vend.
Sipas mediave italiane janë plagosur 20 persona, ndërkohë raportohet se 5 prej tyre janë dërguar në gjendje të rëndë në spital.