Një aksident fatal ka ndodhur para pak minutash ne Kamëz, ku një grua me inicialet R.K ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka përplasur një çiklist 29-vjeçarë, i cili ka humbur jetën
Pas çiklistit gruaja ka përplasur tre këmbësorë, nënën me dy vajzat, ku vajza 7-vjeçare ka ndërruar jetë edhe ajo, ndërsa nëna 29-vjeçe dhe vajza tjetër 6-vjeçe janë plagosur rëndë.
Informacioni nga policia:
Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçikletë dhe më pas me këmbësorë.
Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe çiklisti 29-vjeç R.I, dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.