Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në orën 01:00 pas mesnate në Bërzhitë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemën. Shkak për këtë dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Mësohet se viktimat janë dy vajza.
“Në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç, si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.Drejtuesi i automjetit F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjeksor.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet ne njoftimin e policise.