Një automjet tip “Fiat Punto” drejtuar nga një 21-vjeçar është përplasur me trafik-ndarësen në Kalimash, në autostradën Milot – Kukës.
Policia sqaron se i riu E. B., nga Paskuqani, udhëtonte së bashku me prindërit, motrën dhe vëllanë, ku si pasojë e përplasjen janë dëmtuar.
Të dëmtuarit pasi morën mjekim në spitalin e Kukësit, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.