Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë pësuar aksident të rëndë në Kaçanik, pasi kanë rënë me veturë nga ura mbi lumin Lepenc, prej një lartësie rreth 150 metra.
Lajmin e ka konfirmuar Policia në rajonin e Ferizajt.
“Një veturë e policisë me dy pjesëtarë ka rënë në lumin Lepenc. Jemi duke i kërkuar trupat e tyre. Nuk dihet ende asgjë. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë dy anët e brigjeve të lumit”, kanë thënë Policia.
Ndërkaq, nuk dihen shkaqet, por vetura ka thyer barrierat e urës duke rënë poshtë. /Telegrafi/