Një aksident i rëndë ka ndodhur ditë e sotme në vendin fqinj, ku mësohet se humbi jetën një 17-vjeçar shqiptar, me banim në Kefalonia.
Shqiptari së bashku me 3 shokë të shkollës, vendosën të bëjnë një shëtitje me makinë, pas shkollës. Fatkeqësisht, shoferi humbi kontrollin e automjetit në rrugën Lasi të zonës Argostoli, makina u kthye përmbys dhe mori flakë menjëherë.
Tre të rinjtë dolën menjëherë, pa lëndime ndërsa 17-vjeçari Fabio nuk arriti të hiqte rripin e sigurimit në sediljen e pasme ku e përpinë flakët.
Fabio 17 vjeçar jetonte prej vitesh në ishull me nënën, ndiqte liceun profesional për shkenca kompjuterike dhe priste me padurim pas mbarimit të maturës të studionte e punonte në Londër, siç rrëfehej shpesh tek miqtë e tij.
Në mbarë ishullin janë të shokuar nga aksidenti tragjik që mori jetën e të riut për të cilin të gjithë kishin fjalë e përshtypjet më të mira.