Një fëmijë dy vjeç ka rënë nga një lartësi prej 8 metrash pranë zonës së Komunës së Parisit në Tiranë.
Mësohet se fëmija është duke luftuar me jetën ndërkohë që është dërguar menjëherë me urgjencë drejt spitalit të Traumës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë dhe mësohet se fëmija ka rënë në zonën pranë një qendre tregtare të ndodhur te “Komuna e Parisit”.
Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, ndërsa pritet detaje në vijim në lidhje me ngjarjen e rëndë por edhe shëndetin e fëmijës.