Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër – Sarandë. Një automjet tip BMW ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal pranë vendit të njohur si ‘Kriporja’, afër pikës turistike të Syrit të Kaltër.
Nga të dhënat e para mësohet se kanë mbetur të plagosur një çift që udhëtonin me këtë automjet. Me plagë më të rënda është bashkëshortja.
Çifti është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije ende.