Një aksident tragjik ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Rubik-Rrëshen, ku raportohet se ka humbur jetën një person, i paidentifikuar ende nga autoritetet.
Sipas burimeve nga policia një mjet tip autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane.
“Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar
Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.