1xbet betist supertotobet
konya escort
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
grandpashabet grandpashabet giriş cratosroyalbet betwoon maxwin ramadabet dedebet damabet anadoluslot trwin
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Akropoli shtrenjton biletën! Si reagojnë turistët për çmimin?

Akropoli shtrenjton biletën! Si reagojnë turistët për çmimin?

Prej një prillit të gjithë turistët e huaj, por edhe ata vendas që u ndodhën para biletarisës së Akropolit në Athinë konstatuan një tabelë me shkrim dore që i njoftonte ata për rritjen e biletës së hyrjes nga 20 në 30 euro.

Në fakt vendimi për rritjen e çmimeve të biletave të vendeve arkeologjike Ministria greke e Kulturës e kishte marrë prej dhjetorit të vitit 2023 kur vendosi një politikë të re bazuar ndër të tjera në rritjen e numrit të vizitorëve të monumenteve arkeologjike dhe muzeve vitet e fundit, si dhe diferencën e madhe të çmimeve të vjetra në krahasim me mesataren evropiane.

Në mënyrë të përmbledhur, tarifa e re i klasifikon zonat arkeologjike dhe muzetë e vendit në pesë kategori (kryesisht sipas numrit të tyre të vizitorëve), ku e para i referohet vetëm simbolit më karakteristik botëror dhe demokracisë dhe lirisë në Athinë, Akropolit , më pas vendet arkeologjike dhe muzetë e kategorisë B me frekuentim vjetor deri në 200,000 vizitorë kanë biletë me cmim 20 euro, ato të kategorisë C 15 euro e kështu me rradhë.

Opinionet e turistëve të huaj janë të ndryshme sa i përket çmimit të ri që shumë prej tyre duke e krahasuar me Vatikanin apo San Markon e Venecias e gjejnë pak të lartë, por nga ana tjetër kuptojnë faktin se kur një vend arkeologjik ka mijëra vizitorë çdo ditë kërkon edhe mirëmbajtje.

Gjithashtu e kosniderojnë të domosdoshëm vizitën në Shkëmbin e Shenjtë duke theksuar se nuk mund të lihet pa u parë një monument i tillë. Të tjerë thonë se kudo në vendet arkeologjike të Europës ka një rritje cmimesh të biletave ,por do të prisnin në Athinë një rritje prej 10-15% dhe jo kaq të lartë për Akropolin.

Megjithatë, numri i vizitorëve nuk është ulur që nga hyrja në fuqi e politikës së re të çmimeve”, deklaron presidentja e Organizatës për Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Kulturore, në Athinë.

Opinione të ndryshme kanë edhe turistët vendas , disa prej të cilëve thonë se çmimet janë thuajse të ngjashme me disa muzeume europiane, ndërsa të tjerë kërkojnë që për grekët çmimi të ishte jo vetëm i ulët , por edhe të mund të hynin falas.

Ndërkohë bileta 20 euro ka shkuar edhe për vendet e tjera të shquara arkeologjike të Greqisë si Tempulli i Zeusit Olimpik , Muzeu Arkeologjik i Delfit apo edhe ai i Olimpias së Lashtë./ TCH