Largimi i tij nga Kosova ka ndodhur pikërisht nga mesi i muajit dhjetor, ku me sa duket është bërë dhe pagesa nga ana e PD dhe mbështetësve të saj jo vetëm për harxhimet në Prishtinë, por dhe për kalimin drejt Hungarisë. “Babalja” ka mbërritur më 19 dhjetor në Hungari, ka qëndruar aty deri më 27 dhjetor. Më pas thuhet se është lejuar që t’i bashkohet familjes së tij në Belgjikë, megjithëse burime nga Prokuroria bëjnë me dije se ai vijon të jetë në Hungari. Për këtë arsye, gjatë hetimeve prokurorët e Tiranës i kërkojnë Hungarisë ekstradimin e Albert Veliut, për llogari të hetimeve që tashmë nuk po zhvillohen më pranë Krimeve të Rënda
Tashmë me dëshirën e të gjitha palëve, si të mazhorancës ashtu dhe të opozitës videopërgjimi i “Babales” u harrua njëherë e mirë.
Deputetët e opozitës dhanë dëshminë e tyre në Prokurori, Fredi Alizoti, kunati i “Babales” ka zënë burgun dhe pret të gjykohet, ndërsa gazetari Olldashi është në arrest shtëpie.
Ndërsa mazhoranca e mbylli hallin e vet, teksa Agron Xhafaj iku dhe u dorëzua vetë tek organet ligjzbatuese për të bërë vitet e burgut që i kishin mbetur për krimin që kishte bërë në vendin fqinj, ndërsa vëllai i tij Fatmir Xhafaj u sikteris nga Rama prej Ministrisë së Brendshme.
Të vetmit që bëjnë sikur merren me këtë punë janë prokuroria shqiptare e cila bën sikur kërkon nga homologët kosovarë ekstradimin e “Babales”, dhe vetë “Babalja” i cili kërkon të përfitojë azil në një vend të BE.
Kështu, teksa organet e drejtësisë në Shqipëri janë në gjumë dhe nuk dinë se çfarë bëhet, Albert Veliu apo siç quhet ndryshe dhe “Babalja” ka kapërcyer kufirin dhe është ndalur në Hungari.
Largimi i tij nga Kosova ka ndodhur pikërisht nga mesi i muajit dhjetor, ku me sa duket është bërë dhe pagesa nga ana e PD dhe mbështetësve të saj jo vetëm për harxhimet në Prishtinë, por dhe për kalimin drejt Hungarisë.
Këtu ka hyrë në lojë pakti mes miqve, kreut të PD Lulzim Basha dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban, që “Babalja” të kalonte në Hungari dhe nëse nuk merrte statusin e azilantit politik, t’i lehtësohej rruga për të shkuar në Belgjikë.
Mësohet se “Babalja” ka mbërritur më 19 dhjetor në Hungari, ku sipas këtyre burimeve ka qëndruar aty deri më 27 dhjetor.Më pas thuhet se është lejuar që t’i bashkohet familjes së tij në Belgjikë,megjithëse burime nga Prokuroria bëjnë me dije se ai vijon të jetë në Hungari.
Për këtë arsye, gjatë hetimeve intensive prokurorët e Tiranës i kërkojnë Hungarisë ekstradimin e Albert Veliut, për llogari të hetimeve që tashmë nuk po zhvillohen më pranë Krimeve të Rënda.
Ndërsahetimet janë zgjatur deri në datën 4 prill të këtij viti.Ndërkohë që nuk do të ketë një dorëzim të çështjes në gjykatë, derisa Hungaria t’i përgjigjet letërporosisë së Prokurorisë së kryeqytetit për dorëzimin e Albert Veliut në Shqipëri./Pamfleti/