Megjithëse forumi rinor politik më i madh në vend, FRESSH tregon gjithnjë edhe më tepër një vëmëndje të shtuar drejt edukimit, kualifikimit dhe trajnimit të vazhdueshëm. Akademi pas akademie, Juridike, Ekonomike, Eco-School etj. Ekspert dhe lektor më në zë janë bërë pjesë e këtyre akademive, si dhe aktivitete dhe simulime të pafundme. Duket sikur FRESSH po përgatit të rinjtë e vet për të ardhmen energjike në politikë.
Në vazhdën e këtyre aktiviteteve energjike dhe edukuese, FRESSH ka lançuar “Social to Society”, një aktivitet që ka në fokus profesionistët e rinjë të shkencave sociale dhe jo vetëm. E veçanta e kësaj akademie sociale që mundet ta quajmë, është që synon të jetë një akademi ndryshe nga të tjerat, në të cilët të rinjtë pjesmarrës do të jenë ata që do ta modelojnë dhe vetë formësojnë akademinë. Në të do të marrin pjesë lektor, ekspert dhe politikan nga më të dëgjuarit, por misioni i tyre kësaj radhë nuk do të jetë vetëm të përciellin informacion, por të nxisin të rinjtë drejt realizimit të qëllimeve të tyre në këtë akademi.
Synimi i “Social to Society” synon të nxisi aktivizmin social rinor, dhe të nxis të rinjtë të reagojnë më fortë rreth kauzave dhe problemeve sociale. Kjo e bënë këtë Akademi ndryshe, dhe në një format të padëgjuar ndonjëhrë. Sipari i këtij aktiviteti nuk është hapur akoma, por surprizat e pritura kanë filluar të fliten shumë. Por të gjithë mundet ta zbulojnë surprizën, sepse FRESSH i ka hapur aplikimet për të gjithë dhe për këdo që ndihet gati. Në linkun e mëposhtëm mundet të aplikoni:
http://fressh.al/apliko-dhe-behu-pjese-e-social-to-society-academy/