Prej 1 vit, pa drejtues, por me anëtarë nderi asambleje, që e kanë për turp, të shkojnë qoftë edhe për një kafe në Akademi, mbasi është uzurpuar nga “profesorë” shitës diplomash, hajdut bananesh e çantash nëpër botë, që për turp e faqe të zezë, të inteligjencës shqiptare, janë nën nivelin e një mësuesi fshati me diplomë “Kristali”…
Në atë rotacion të përsëritur, që u quajt “zgjedhje të reja”, kryetari Muzafer Korkuti (pronar i Credins Bank), u bë zëvëndës, ndërsa zëvendësi Gudar Beqiraj, u bë kryetar, ndërkohë prej 20 vitesh është zbatuar ky shkëmbim postesh mes tyre, duke u miratuar nga “brejtësit”që vegjetojnë prej vitesh në zyrat, borderotë, shpërblimet, banketet, udhëtimet dhe dietat, të cilat paguhen nga taksat e shqiptarëve.
Këtë pazar “bajraktarësh” e bllokoi kryeministri Rama, duke e cilësuar palaçollëk ndërrimin e kolltukëve me njeri-tjetrin, për pasojë, u bëri presion të zhvillonin zgjedhje të rregullta e me figura të reja, ose nuk do t’u jepte fondin 960 milionë lekë në vit.
Pas presionit, zgjedhjet (vjedhjet e posteve) u anuluan nga të vetë-zgjedhurit, megjithëse shtangisti Ilir Meta, i bënte presion shtangistit Gudar Beqiraj, të mos jepte dorëheqjen, si “kryeplak” i vetëzgjedhur i Akademisë.
Prej 1 viti, nuk po bëhen zgjedhje, mbasi “vemjet” partiake të PD, PS e LSI, që kanë mbushur zyrat dhe Asamblenë e Akademisë së Shkencave, janë vendosur përballë oponencës së ashpër të akademikut Artan Fuga, për reformim si platform e rifreskimin të përbërjes së stafeve dhe grupeve bashkëpunuese.
Tashmë, kryeministri “mëndjendritur”, ka krjuar një grup pune, me në krye kryetarin e Tom Doshit, profesor Skënder Gjinushin, për të “rilindur” Akademinë e Shkencave, kur dihet, që prej 40 vitesh, ai merret me “shkencë” votësh e “thelash” pushteti dhe, të e vetmin “kontribut shkencor”, në 30 vitet si anëtar i Akademisë, ka botimin e “Monografia-Mendimi Shkencor i Gjeneral “Et’hem Gjinushit në Laftën Partizane” dhe “Muzeun Et’hem Gjunishi”, ngritur në Hormovë me fondet e shtetit, kur ishte Kryetar Kuvendi.
Mbase jo për gjithçka, akademiku Artan Fuga, mund të ketë të drejtë, por për një gjë ka plotësisht të drejt: Ky institucion është bërë “leckë” dhe vjen erë qepë e qofte (prej banketeve të mbledhjeve të shoqatave të katundeve), që lejohen për “5 lekë qira”, nga zaptues-“murgjit”e këtij institucioni, me përbërje “profesorësh”, që për turp e faqe të zezë, të inteligjencës shqiptare, janë nën nivelin e një mësuesi fshati, me diplomë “Kristali” apo “UFO”-je.
Prej 1 vit, pa kryetar, pa zv.kryetar, pa asmable të re, me anëtarë asmableje nderi, që e kanë për turp të shkojnë qoftë edhe për kafe në Akademi, mbasi është katandisur deri në atë farë derexhjeje, sa ka mbetur në duart e shërbestarë-vemjeve të partive majtas e djathtas, si Anastas Angjeli (Caci), Sasha ose Skënder Gjinushi (Keno), Apollon Baçe (Lloni), Gudar Beqiraj (Gudo), Jorgaq Kacani (Gaqi), Muzafer Korkutit (Muzo), Xhevahir Spahiut (Xhevo) dhe Beqir Metës (Beqo).