Ajsi Xhaxhaj prej vitesh është komentuar shumë në lidhje me historinë e saj të abuzimit. Kësaj historie i janë dëgjuar shumë versione, ndërsa të dy personazhet qëndrojnë fortë në bindjet e tyre. Kësaj herë Ajsi e ftuar në emisionin “Një kat më lartë” ka folur edhe njëherë për këtë histori, duke përcjellë edhe një mesazh për femrat por edhe për kritikuesit e saj.
Gjithçka ndodh për një arsye. Arsyeja pse mua më ndodhi kjo histori ishte sepse unë e përballoja më së miri. Më ka bërë shumë të fortë. Më ka bërë që me kalimin e viteve unë të mos e vras mendjen për opinionin e të tjerëve. Ka persona të cilët thonë: Hajde mo se nëqoftëse do e kishte kaluar, nuk do bënte të tilla foto provokuese, nuk do shkonte këtu, nuk do qeshte këtu, nuk do bënte këtë, nuk do bënte atë. Unë duhet të kisha bërë vetëvrasje apo të kaloja në depresion që këta persona të më besonin? Por absolutisht jo, unë kam zgjedhur të jetoj sepse jam e sigurt që Zoti ma ka dhënë jetën që të jetoj dhe po e shijoj jetën në maksimum për ta harruar atë histori që më ka ndodhur dhe që më ka ndihmuar të ngrihem, u shpreh Ajsi.