osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Ai po e lë garën”! Del video e Trump duke sharë Biden dhe Kamala Harris: Janë plehra

“Ai po e lë garën”! Del video e Trump duke sharë Biden dhe Kamala Harris: Janë plehra

Një video e Donald Trump ku ish-presidenti pretendon se ka dominuar debatin e javës së kaluar dhe ka bërë Joe Biden që të bindet se duhet të braktisë garën për Presidencialet e nëntorit po bën xhiron e rrjetit.

Në videon, e cila u regjistrua në një fushë golfi, Trump dëgjohet duke sharë rivalin e tij në garë por edhe zv/Presidenten aktuale Kamala Harris, për të cilën thotë se do ta zëvendësojë Biden si kandidate e Demokratëve.

Trump e quan Biden një “grumbull të vjetër mbeturinash”. “Ai po tërhiqet nga gara. E nxora prej saj dhe kjo do të thotë se tani kemi Kamala-n”, dëgjohet të thotë Trump. “A mund ta imagjinoni këtë djalë duke negociuar me Putinin dhe presidentin e Kinës që është një njeri i fuqishëm, një njeri shumë i ashpër?”, pyet me ironi ai anëtarët e stafit të tij.

Sa i përket një zëvendësimi të mundshëm të Biden me Kamala Harris, Trump mendon se zv/Presidentja do të jetë shumë herë më e mirë në debat, por ajo mbetet patetike për të.

“Mendoj se ajo do të jetë më mirë, por ajo është kaq e keqe. Ajo është shumë patetike, ajo është shumë e keqe.”

Pak pas publikimit të kësaj video ka reaguar edhe kampi i Joe Biden.

“Jo Donald. Ajo që është e keqe është heqja e të drejtës së grave, e keqja është humbja e zgjedhjeve dhe thirrja e turmës për të sulmuar Kapitolin, e keqja është të mos paguash taksat e tua”, thuhet në reagimin e ekipit të fushatës së Presidentit.

Ata po ashtu theksojnë se Trump, i cili akuzohet se ka kryer 34 vepra penale “dëshiron ta bëjë veten diktator”.

https://twitter.com/i/status/1808655708348457302