Ka një tendencë për të krijuar një barzvlefshmëri ndërmjet Sali Berishës dhe të korruptuarve të qeverisë të cilët thirren nga SPAK-u, pasi lëshohen nga kryeministri për të kompozuar kuadrin e një drejtësie me regji.
Por Sali Berisha është Sali Berisha dhe hajdutët janë hajdutët. Kjo nuk është një gjë që mund të krijojë një ekuivalencë, ndërmjet tij dhe atyre që thirren nga prokurorët e SPAK-ut.
Unë besoj që Grupi Parlamentar i PD nuk do të ndalet me kaq. Ne po shkojmë drejt një vendimi për të shkuar sa më shpejt për të protestuar në mënyrë më paqësore e demokratike, pranë institucioneve, evropiane në Bruksel apo tek Parlamenti Evropian.
Në do të bëjmë hap pas hapi çdo lëvizje per të denoncuar, krimin dhe korrupsionin në Shqipëri që nuk po gjen përgjigje nga organet e drejtësisë për të denoncuar drejtësinë me regji e cila selekton vetëm liderin e opozitës pa prova dhe pa fakte dhe ne nuk do të kthehemi prej atje pa biseduar, pa patur një kontakt, pa sensibilizuar Evropën demokratike, Brukselin, Komision Evropian. Parlamentin Evropian. Dhe mendoj që do të jemi shumë deputetë të opozitës ne këtë udhëtim drejt Evropës”, tha Gjekmarkaj, i cili knatyrisht që pasi i lezetoi karrigia e deputetit tenton që të mos e lëshoj duke këputur broçkulla që i di çdo shqiptarë: Sali Berisha dhe familja e tij janë etalioni i hajdutrisë, krimit dhe poshtërsive në Shqipëri, e natyrisht është dhe hajdut cilësorë, sepse ka bandë të madhe, ndaj Bruksel do e shpëtoi personin “non grata” Sali Berisha, sepse do qaj idioti Gjeka i Markajve.