Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi në emisionin “Provokacja“ në ABC News ka treguar se me kreun aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën ka pasur marrëdhënie normale.
“Me Lulzim Bashën kam pasur marrëdhënie normale. E kam pranuar që në fillim kur ka ardhur, madje kam bërë lobim për të. Po Basha, gjatë gjithë jetës së tij politike, ka treguar se nuk ka vizion misionari“,- ka thënë Patozi.
Më tej gjatë fjalës së tij, ai ka deklaruar se Basha ka hyrë në politikë vetëm për të bërë para.
“Basha ka hyrë në politikë për të bërë para, këtë mision ka ai“.
Gjithashtu, ish-nënkryetari i Partisë Demokratike ka thënë se fajëson Bashën, për gjendjen ku ndodhet PD-ja.