Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar për herë të parë kuptimin e shprehjes që ndikoi në nxitjen e revoltës dhe shpërthimin e protestave opozitare.
“Thirri, thirri të të ngrihet, ai i shkreti rri kokulur…”, tha Rama disa javë më parë në Parlament, ndërsa sot, në një intervistë për Tv Klan, ka shpjeguar se shprehja i drejtohej kreut të opozitës Lulzim Basha, dhe jo popullit.
“Nuk ka të bëjë me zgjedhësit, nuk ka të bëjë me popullin. Ka qenë një shprehje specifikisht e drejtuar për kryetarin e pafuqishëm të opozitës”, tha Rama.