osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Ai është një bos i mafies”! Frrok Çupi nxjerr të dhënat ‘bombë’ për Berishën dhe zbulon çfarë po përgatit ish-kryeministri sëbashku me Metën: SHIK-u me dorën e vëllait të një deputeti të PD vrau…

“Ai është një bos i mafies”! Frrok Çupi nxjerr të dhënat ‘bombë’ për Berishën dhe zbulon çfarë po përgatit ish-kryeministri sëbashku me Metën: SHIK-u me dorën e vëllait të një deputeti të PD vrau…

Frrok Çupi ka dalë me një reagim të fortë në lidhje me fushatën që po bën Sali Berisha me kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, teksa përfaqësohet nga partia e Ilir Metës.

Komenti i plotë:

Ej, shoku komunist!, voto nazistin!

… Këta bënë sikur zbuluan ‘thembrën’ e Xhafer Devës si ‘nazist’ në një shtëpi në Mitrovicë, por në fakt dilemën e zbuluan te vetvetja. Cilët janë këta? A janë komunistë apo nazistë?

… U desh të hapej, si vezë e prishur, Partia Demokratike (e djathtë) në Shqipëri, që të dilnin sheshit nazistët e kullave, demokratët e politbyrosë, kurthi i helmimeve, vrasja e 4 dëshmorëve në Shkodër, shkodranët anti- komunistë por edhe anti- amerikanë, litari i Stalinit, pse duhej Enveri me patjetër komunist edhe sikur të mos kishte qenë? Frika e dashuruar e birit të Ali Spahiut dhe përmallimi për Gazideden…

Shkodra, për herë të parë u bë qyteti ku po bie, jo shi, por bien pikëpyetje nga qielli:

Pyetja e parë prapa një kuinte:

Pse Sali Berisha po imponon demokratët, të djathtë, që të votojnë Metën ultra të majtë? Moto e Metës është figura e Mehmet Shehut, shalli komunist dhe blloku i zi.

Kjo po ndodh në Shkodër, por edhe në pesë zona të tjera. Nuk është vetëm për shkak të inatit të egërsirës: ‘dreqi ta hajë, veç ju të Bashës- jo’. PD-në e ka marrë lumi, edhe sikur Berisha të mos u thërrasë që të votojnë pro Metës. Por Berisha mbetet më shumë një bos iu mafies se sa një politikan.

Dallimi i tij si mafioz me një shtetar është se ky është shpallur ‘armik i demokracisë’. Tani i duhet një forcë mishtore për të mbrojtur korrupsionin e familjes. Bashkë me Ilir Metën kanë një ushtri të përbashkët që e kanë quajtur edhe ‘populli i 2 Marsit’.

Brenda kësaj turme ndodhen paramilitarët e armatosur dhe të gatshëm për terror. Kur të vijë puna për aktin e fundit, këta do të përdoren si kamikazë. Ndërsa demokratët shkodran ky po i përdor si zarf politik majtist.

Pyetja e dytë që lidhet me Gazideden:

Lidhet me vrasjen e dytë të demokratëve në Shkodër. Gjovalin Çekinin, nismëtar i parë i ndryshimeve demokratike, e vranë para Teatrit Migjeni në Shkodër. E vrau SHIK-u me dorën e vëllait të një deputeti të PD.

Ishte pikërisht data 14 shkurt 1994. Pse Berisha kujtoi pikërisht në 14 shkurt, pardje, Gazideden? Herë- herë e zë gjaku i Çekinit e të tjerëve. Pse u vra demokrati? Themeluesit e PD kishin formuar grupimin e tyre politik, PAD, dhe ishin mbledhur në Teatër; Gjovalini ishte një prej tyre. E vranë teksa po hynte në sallë; e pas kësaj detyruan edhe të vëllanë që të vriste veten. Atëherë bëhet pyetja: Cilët ishin ‘SS’ nazistë dhe cilët ishin komunistët?

Të dy palët kanë vrarë, të dy palët nuk kanë lejuar që të mblidhen kundërshtarët politik në një sallë… Veçse komunistët kishin kualitetin që këta vrasin edhe dëshmitarin ose bashkëpunëtorin në krim; iku edhe Gazidede.

Pyetje për dëshmorët e 2 prillit:

Askush nuk pyeti në Shkodër gjatë takimeve të Sali Berishës me të tijët. Asnjë pyetje për Ben Brocin. Për këtë ka të drejtë; më duket i vetmi rast kur Berisha shfaqet ndjeshmërisht delikat. Nuk kishte se si, nga njëra anë të prezantonte Bardh Spahinë, nga ana tjetër të fliste për katër dëshmorët e 2 prillit 1991. Bardhi është vënë në krah vetëm pse është i biri i Ali Spahisë. Ali Spahisë i është drejtuar gishti si dëshmitar ose si një autor i vrasjes.

Të katër dëshmorët e Demokracisë po thuhet prej kohësh se janë vrarë ‘nga brenda’, dmth., nga eksponentët ‘nazistë’ të PD. Arsyet luhaten që nga hija që u bënte Arben Broci si student me mendim të qartë e i pa bërë pis, deri edhe te ideja për t’i vënë zjarrin vendit që nga Shkodra… Por edhe Ali Spahia, në momentin e duhur’ u gjet i vdekur në të njëjtin spital e me të njëjtën sëmundje si vdiq Pjetër Arbnori, Gazidede, Hoti apo Zhulali. Bardhi, fatmirësisht, tani është këtu, në tribuna.

Një tjetër datë ‘14’ që lidhet me Shkodrën:

11 muaj para se në Tiranë të ngriheshin studentët kundër diktaturës staliniste, një grup shkodranësh antistalinistë, rrëzuan bustin e Stalinit në lulishten e Shkodrës. Ka qenë data 14 janar 1990. Kush e kujton më? Berisha i largohet kësaj ngjarjeje si ‘djalli nga temjani’. Dedë Kasneci, njëri prej heronjve të rrëzimit të Stalinit, dëshmonte plot humor: ‘Më la makina në rrugë, makinë e vjetër, aty mes Koplikut e Shkodrës. Vinin shoferët, ndalonin, pyesnin ‘a ke kavo Dedë?, dhe iknin… Dikur ndalon i fundit. Edhe ky ‘a ke kanop, o Dedë?… Ça të pyes ty- tha tjetri me ironi. Edhe atë kanop që kishe ia vure Stalinit”… Deda e dëshmonte këtë sa herë binte fjala se heronjtë antistalinistë i lanë në varfëri e në burgje.

Enver Hoxhën e thërritën ‘komunist’ këta të PD-së, sepse u duhej të digjnin të gjitha fabrikat, uzinat, fermat…, me parullën: ‘hajde t’i djegim se janë komuniste”. Po cilët e dogjën vendin; a kishte këtu nazistë?

Dhe tani:

Tani shkodranët po tërhiqen prapë ‘për kanopi’ që të votojnë pro Berishës, domethënë pro Metës. Berisha është shpallur ‘i korruptuar dhe minues i demokracisë’. Shtetet e Bashkuara ka deklaruar se ‘një organizëm rreth Berishës është i papranueshëm’ për Perëndimin. Megjithatë shkodranët janë thërritur që të votojnë për grupimin anti- amerikan. Këta kanë pas ‘shpresu shumë te Amerikë, mor zot!’. Po tash?…

Tash po kthehemi te fjalët e mallkuara të ‘bashkëpunëtorit nazist’ Xhafer Deva. Ai pat deklaruar se ‘mes komunizmit dhe nazizmit, mbaj anën e nazizmit’.