Ish-presidenti Bamir Topi u shpreh mbrëmjen e djeshme se mazhoranca ka të drejtë që kësaj radhe ta zgjedhë ajo Presidentin e ri të vendit.
Topi u shpreh se procesi i zgjedhjeve të presidentit, të cilin e ka konsideruar farsë, duhet të kalonte në braktisje totale nga ana e faktorëve politik por edhe mediatik.
Bamir Topi: Unë e them pa asnjë lloj rezerve që presidentin e radhës ka të drejt ta zgjedhë mazhoranca dhe për këtë opozita nuk duhet të ketë asnjë lloj keqardhje dhe asnjë lloj pretendimi sepse e kanë gatuar vetë. Pas 2008 erdhi 2012 dhe PD në atë kohë bri zgjidhjen e vet pikërisht në këtë lloj mënyre.
Pastaj në 2017 pati rastin Rama ta bëjë këtë gjë dhe sërish mazhoranca e ka këtë të drejt. Ajo që është totalisht e papranueshme dhe unë këtu shoh një mungesë kohezioni dhe koordinimi të të gjithë faktorëve qoftë politik dhe mediatik që ky proces farsë, i zgjedhjeve të presidentit duhet të kishte kaluar në një braktisje totale.
Sipas Topit, Rama me anë të këtij procesi ka futur në lojë opozitën duke e bërë këtë të fundit qesharake. Sipas tij kryeministri nuk e fal presidentin, ndërsa theksoi se ky proces ishte i pritshëm.
Bamir Topi: Në këtë mënyrë Rama ka futur në lojë opozitën, duke i bërë ato më qesharak si asnjëherë tjetër, ka futur në lojë dhe mediat. Unë e kam thënë edhe rojën e një institucioni shtetëror kam përshtypjen se Rama nuk e lë pa vendosur dorën e tij. Pushteti i tij ka kaluar nëpërmjet strukturave të mirë ndërtuara. ost ne kemi një vend që nuk jep asnjë lloj iluzioni që mund të kthehet në të vërtetë që gjërat mund të bëhen ndryshe ngase mendon Rama.
Ça faji ka Rama që opozita nuk ekziston. Çfarë faji ka Rama që opozita është futur në skemën e kryeministrit për t’u vetë shkatërruar, çfarë faji ka ai kur gjithë mediat i bëjnë fresk. Sot Rama nuk ndihet, e ka lënë zjarrin te opozita. Ky ishte një proces i pritshëm. Kryeministri nuk e fal presidentin. Këtu ka humbur ndjeshmëria.