Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi i është drejtuar me një pyetje prokurorërve të SPAK nëse kanë dijeni për vendndodhjen e Arben Ahmetaj.
“A keni informacion ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri? Mos ka ikur në Kanada? Keni nformacion për këtë”, i është drejtuar Bardhi prokurorëve të SPAK, Altin Dumani dhe Enkelejda Millonait.
Por kreu i SPAK dhe prokurorja Millonai janë shprehur se “nuk kanë informacion për vendndodhjen e Ahmetajt“. Në media është përfolur largimi i Ahmetajt nga Shqiperia madje diten e djeshme qarkulloi një foto ku ish-ministri u shfaq në kufirin e Greqisë për t’i shpëtuar ne kete menyre arrestimit.