Agron Gjekmarkaj, nënkryetari i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit ka dhënë dorëheqje nga funksionet partiake, pas humbjes në së zgjedhjeve të 6 marsit.
Burime të gazetarit Mariglen Kume konfirmojnë se Gjekmarkaj është shprehur gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në Grupin e PD se ai do të qëndrojë vetëm në funksionin e deputetit të thjeshtë, ndërkohë që do heqë dorë nga posti i nënkryetarit të PD-së dhe nga posti i nënkryetarit të Kuvendit.
“PD është në gjendjen të keqe, rrezikojmë të shuhemi. Kam ndjerë përbuzje! Do mbetem deputeti i thjeshtë”, mësohet të ketë thënë Gjekmarkaj gjatë mbledhjes së PD-së.