Kreu i PAA-së, Agron Duka, aleati i Bashës në zgjedhjet e 25 prillit, ka postuar një foto së bashku me të vëllanë Armando Duka kreu i FSHF-së dhe disa miq, në të cilën shkruan se më 25 prill do të bëjnë ‘gol’ të gjithë bashkë.
Agron Duka e ka përdorur postimin për të bërë fushatë, edhe pse në të ndodhet i vëllai, i cili i drejton një institucion që nuk duhet të përfshihet në çështje politike, por kjo nuk e pengon kreun e PAA që të shkruaj se 25 prilli do të fitojë “Aleanca për ndryshimin”, koalicioni i PD me partitë e vogla.
“Kur takohen vëllezërit Duka me miq të vyer si: Gëzim Zalla , Ed Gryka ,Zhani Noti merr edhe opinione se si duhet të punojmë për të fituar bindshëm jo vetëm Durrësin por gjithë Shqipëria “Aleanca për Ndryshim” . Do bëjmë ” GOL” të gjithë bashkë”,- shkruan Agron Duka.