osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Agon Channel” një mashtrim dhe blerje gjykatash: Shteti gjen prova … Përgjime, intervista me bashkëpunëtorë të ngushtë të trafikantit Francesco Bechettit që provojnë se ai është ndërtues skemash mashtrimi

“Agon Channel” një mashtrim dhe blerje gjykatash: Shteti gjen prova … Përgjime, intervista me bashkëpunëtorë të ngushtë të trafikantit Francesco Bechettit që provojnë se ai është ndërtues skemash mashtrimi

Përgjime, intervista me bashkëpunëtorë të ngushtë të Francesco Bechettit që e demaskojnë atë si ndërtues skemash mashtrimi si dhe dokumente që vërtetojnë se ai ndikoi dhe bleu vendimin e gjyqtarëve të arbitrazhit më dëm të Shqipërisë ka siguruar qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit të Gjykatës në Bruksel që e dënoi me 100 mln euro dëshmshpërblim

Një nga këto është dhe biseda që Michael Pryles, presidenti i gjykatës fillestare tregon se kishte marrëdhënie miqësore me David Rivkin, këshilltarin kryesor të Becchettit për më shumë se 12 vjet.

E njoh shumë mirë Michael. Unë, me siguri do ta shoh atë në një konferencë të madhe në Hong Kong pas disa javësh.

Agent: Doja të të pyesja sa e njihje atë?
Dr: Michael? E njoh shumë mirë, e njoh shumë mirë

Agjenti: Si mik?
Dr: Po. Michael është i shkëlqyer. Një nga arbitrat më të fortë që ekziston.

Kur SIAC (Qendra Ndërkombëtare e Arbitrazhit të Singaporit) në Singapor vendosi të bëhej një institucion më ndërkombëtar, i kërkoi Michael të ishte kryetar dhe Michael solli një gjykatë shumë ndërkombëtare, duke përfshirë mua. Dhe kështu, po, Michael, ju e dini, ka një përvojë shumë të fortë. Michael është ekselent.

Videoja që demaskon të gjithë mënyrën se si biznesmeni italian Franchesco Bechetti funksionte për të fituar qindra milionë euro në arbitrazhe, se si ndikon emërimet e gjyqtarëve të arbitrazhit që marrin më pas vendime në favor të tij.

Ky është Marco Giontella, një konsulent tatimor dhe bashkëpunëtor për më shumë se 25 vitesh i i Becchetti, i intervistuar disa herë nga agjentët e firmës hetuese. Në raportin që ka dorëzuar qeveria shqiptare Giontella, konsulent i biznesmenit edhe në çështjen kundër Shqipërisë, e thotë hapur atë që quhet “modus operandi’ të Becchettit.

Agjentët e kompanisë private të hetimet që kontraktoi qeveria shqiptare i kanë marrë 2 përgjime ku ai zbulon gjithccka duke mos e ditur që po merrej në pyetje.

Italiani është pyetur në anglisht dhe tregon se si Becchetti mashtronte që kur lidhte kontrat dhe blinte gjyqtarët në arbitrazhet e huaja.

Ky është Marco Giontella, (MG) një konsulent tatimor dhe bashkëpunëtor për më shumë se 25 vitesh i i Becchetti, i intervistuar disa herë nga agjentët e firmës hetuese. Në raportin që ka dorëzuar qeria shqiptare Giontella, konsulent i biznesmenit edhe në ccështjen kundër Shqipërisë, e thotë hapur atë që quhet “modus operandi’ (Mënyrë veprime) të Becchettit.

MG Sepse ata kanë shumë përvojë në këtë fushë. Shumë përvojë.
Agjenti 1 Klienti juaj?
MG Po. Mund të them se fitojnë shumë para në këtë fushë.
Agjenti 1 Nuk është hera e parë që po e bëjnë? E bënë disa herë, për të fituar?
MG Më shumë? Ata kanë shumë arbitrazhe. Imagjinoni, ky klient krijon rastin.
Agjenti 2 Krijon një rast?
MG Krijon rastin.
Agjenti 2 Sepse ai sapo dha…
MG Krijon. Ky klient lidh kontrata, duke pasur parasysh mundësinë për të shkuar në arbitrazh.
Agjenti 2 Pra, bëhet si një biznes.
MG Po.
MG Krijimi i çështjes. është një punë. është një punë.
Agjenti 2 Dhe ata fitojnë?
MG Fitojnë, fitojnë, fitojnë.

Pjesë nga dokumenti
Mënyra e veprimet e Bechetit si një skemë e mirëfilltë përfshin edhe kujdesjen që jo vetëm çëshja të shkojë në arbitrazh por edhe që rezultati të jetë ai i dëshiruar, duke përfshirje lidhje dhe “praktika korruptive”.

MG E di nga përvoja ime 30 vjeçare me të që ai ndikon në nominim.
Agjenti E drejtë, pra…
MG Por për të pasur…
Agjenti Mënyrën e saktë.
MG Është shumë delikate. E di, imagjinoni, klienti im ka pasur pak a shumë, 20 arbitrazhe
Agjenti Arbitrazhe?
MG 20, pak a shumë, pak a shumë.
Agjenti E dini?
MG Në këto 20, unë e kam ndjekur atë në në pesë a gjashtë, duke e njohur në mënyrë të përsosur rastin dhe e di se çfarë bën ai në këtë rast.

Agjenti Pra, ju ndërtoni edhe çështjen që është e fortë dhe gjithashtu ai e di që ju keni arbitrat?
MG Të dy.
Agjenti Cilët?
MG Të dy. Të dy.

Pjesë nga dokumenti
Skemën e përcaktimit të të paktën 2 nga 3 gjyqtarët në ccështjen kundër Shqipërisë zbardh sërish Giontella (MG).

Agjenti Pra, ju e dini nëse ai ka qenë në gjendje të ndikojë te gjyqtarët edhe në këtë rast?
MG Po.
Agjenti Sepse kundër një qeverie është mjaft e ashpër. Pra, unë do të imagjinoja, siç përmendët më parë, disa nga këto.
MG Poo. Ata munden. Ata munden.
Agjenti Dhe kjo është, gjithashtu, ashtu me arbitrat që ai zgjedh, bën të njëtën gjë edhe me Presidentin?
MG Jo, jo, jo. Arbitër ai zgjedh njeriun e tij.
Agjenti Është krejtësisht njeriu i tij?.
MG Krejt njeriu i tij.
Agjenti Po, por çfarë do të thuash? Gjithashtu…
MG Jo, do të thotë që, nëse unë zgjedh një arbitër, përpara se ta zgjidhja atë, fola me të dhe i thashë: “Cili është mendimi juaj?” Nëse mendimi juaj është unë fitoj, unë ju zgjedh ju.
Agjent Kam një pyetje tjetër, të cilën edhe mua më bënë. Kur zgjidhni Presidentin, ju zgjidhni edhe arbitrin tuaj, apo jo?
MG Po, po.
Agjenti Dhe ju thatë që më parë se klienti juaj ishte në gjendje të fliste me arbitrin paraprakisht dhe…
MG Po, po, po, po. Absolutisht.
Agjenti Dhe ai e dinte tashmë nga…
MG Absolutisht po.
Agjenti Pra, me Shqipërinë foli me të, me çështjen e arbitrazhit kundër Shqipërisë, foli me arbitrin. Ai e dinte se arbitri do t’i jepte një rezultat pozitiv.
MG Po.
Agjenti Ai e dinte këtë paraprakisht?
MG Po, po.
Agjent Kam një pyetje tjetër. Gjithashtu, në rastin kundër Shqipërisë, sepse unë jam gjithmonë po shikoj për këtë shtet. Në këtë rast- ai pati një bisedë me arbitrin që zgjodhi dhe ai e dinte se do të votonte në anën e tij, para se të fillonte kjo.
MG Po, po.

Por kush e zgjodhi Presidentin e arbitrazhit në çështjen kundër Shqipërisë?

“Kryesia e ICDS, por të orientuar, ata kishin një listë njerëzish. Dhe në këtë listë ata thanë, ne preferojmë njëshin dhe dyshin, jo treshin dhe katrën. Sepse klienti im (Beccheti) njihte njëshin dhe dyshin”, thotë bashkëpunëtori i ngushtë i Bechetit.

Investigimi shpjegon se Charles Poncet u emërua në arbitrazh pasi Becchetti foli personalisht me të dhe siguroi marrëveshjen e tij për të vendosur në favor të tij në procedurë. Forma e favoreve përfshinte vende pune që u jepeshin bashkëpunëtorëve të anëtarëve të komitetit të ICSID në këmbim të ndikimit në zgjedhjen e një Presidenti të favorshëm.

Agjenti Pra, në thelb mekanizmi që ju përdorni im, i cili është i mundur, është të gjeni një mënyrë për të caktuar Presidentin përmes marrëdhënieve ku ju i premtoni atij më punë.
MG Po, kjo është ajo.
Agjenti Dhe kështu bëri klienti juaj
MG Po.
Agjent Me Shqipërinë?
MG Po, po.
Agjenti Ku ia doli?
MG Po.

Ndërsa Michael Pryles, Presidenti i gjykatës fillestare kishte marrëdhënie miqësore me David Rivkin, këshilltarin kryesor të Becchettit për më shumë se 12 vjet.

David Ripkin

Agjenti Dua të pyes, sa mirë e njeh? Zoti Pryles?
DR Michael? E njoh shumë mirë. E njoh shumë mirë.
Agjenti Në rregull. Si shok?
DR Po.

Pjesë nga dokumenti
Raporti dha gjithashtu një deklaratë nga dëshmitari ekspert, një pedagog i universitetit italian Alberto Pasquale, në çështjen ICSID duke pranuar se ai gënjeu gjykatën e arbitrazhit dhe se Becchetti-t nuk i ishte shkaktuar asnjë dëm real .

“Z. Pasquale pohoi se ai ka shkelur detyrat e tij si një dëshmitar ekspert i paanshëm përmes ndërveprimeve të ngushta me z. Në vlerësimin e tij mashtrues, Z. Pasquale me vetëdije dha indikacione dhe deklarata të rreme për përmirësimin dhe rritjen e Agon Channel, ndërkohë që kishte një opinion krejtësisht të ndryshëm personal profesional (për të cilin ai u punësua) – se Agon Channel nuk kishte asnjë shans për t’u rritur,” pretendon raporti. “Z. Pasquale konfirmoi se roli i tij ishte të shërbente interesat e palës paguese (z. Becchetti) në procedurat e ICSID, në vend që të shërbente si ekspert i pavarur dhe objektiv.”

Pjesë nga dokumenti
Raporti, bazuar në intervistat e marra jep edhe rastin e Deutsche Bank që ishte gjithashtu viktimë në një rast të ngjashëm arbitrazhi me Becchetti. Si pjesë e Projektit të Hidrocentralit të Kalivacit, Becchetti nënshkroi marrëveshje sipërmarrjeje të përbashkëta me subjekte të ndryshme, përfshirë me organet shtetërore shqiptare dhe ndër të tjera me Deutsche Bank AG. Megjithatë, projekti shkoi keq dhe në vitin 2010 Becchetti dhe Deutsche Bank filluan procedurat e arbitrazhit, duke akuzuar secila tjetrën për shkelje të marrëveshjeve të sipërmarrjes së përbashkët.

Raporti i agjencisë së hetimit dhe të gjitha videot e intervistave të lidhura me to, i janë dorëzuar gjykatës në Bruksel në mbështetje të thirrjeve të Tiranës për anulimin e vendimit për t’i dhënë Becchettit 100 milionë euro, si dhe janë dorëzuar në të gjitha çështjet e tjera ligjore të nisura nga Qeveria e Shqipërisë që nga ajo kohë.