Megjithëse muaji i Ramazanit ka nisur që ditën e mërkurë, kryeministri Edi Rama është kujtuar ditën e sotme për të uruar besimtarët myslimanë. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai ka postuar disa foto nga resturimi i xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë dhe i ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë një agjërim sa më të lehtë.
Postimi i plotë i Edi Ramës në Facebook
MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto foto nga kantieri i restaurimit të Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, pjesë e programit “Rrugët e Besimit” që mundeson restaurimin e objekteve të Kultit si pjesë e zhvillimit të Turizmit Kulturor, ju uroj të gjithë qytetarëve myslimanë agjërim të lehtë🙏