Ervin Salianji, skenaristi i Babole përgjimit dhe i disa skenareve të tjerë, si zbulues dhe agjent i SHQUP, komentoi situatën politike në vend, si dhe krijimin e partisë më të re në tregun politik shqiptar “Bindja Demokratike”.
Salianji tha se anëtarët e kësaj partie të dalë nga formacioni i Partisë Demokratike, kanë punuar në vitin 2013 kundër PD-së dhe Sali Berishës, me qëllim për ti marrë këtij të fundit partinë.
Ja zbulimi i Baboles:
“Anëtarët e kësaj partie kanë punuar kundra Partisë Demokratike në vitin 2013 dhe Sali Berishës për ti marrë këtij të fundit Partinë. Këta kanë punuar kundra në disa në zona.
Deri dje për inat të Lulzim Bashës votonin Edi Ramën. Nuk besoj që mund të jenë kaq të pacipë sa të votojnë Edi Ramën kundra vetes sot. Kur flasim për përçarje o e ka përçarë Edi Rama Partinë Socialiste o se ka përçarë askush.”