Ka përfunduar kontrolli pranë banesës së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj pranë Liqenit Artificial në Tiranë.
Mësohet nga burimet e para për mediat se kanë qenë të pranishëm agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të ndihmuar nga Policia e Shtetit dhe në prani të mbrojtësve.
Burime bëjnë me dije paraprakisht se brenda në banesë nuk është gjetur asgje e jashtë ligjshme dhe nuk është marrë asgjë, pra BKH doli “rru e qeth”.
Megjithatë për kontrollet që janë duke u ushtruar, me urdhër të dhënë ditën e sotme, pritet edhe njoftimi zyrtar i autoriteteve.