Poeti dhe autori i shumë këngëve, Agim Doçi ka pësuar hemorragji cerebrale.
Ai është paraqitur mëngjesin e sotëm në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT dhe është shtruar menjëherë në reanimacionin e këtij shërbimi.
Mjekët e këtij shërbimi thanë se po përpiqen për të ofruar maksimumin, por poeti paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Agim Doçi është autor i mijëra teksteve dhe këngëve shqiptare.