osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Afrohu, rrotullohu mbrapsht”! Arrestohet vrasësi i rapsodit lezhian dhe i shokut të tij

“Afrohu, rrotullohu mbrapsht”! Arrestohet vrasësi i rapsodit lezhian dhe i shokut të tij

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lalm i Ri”, për kapjen e një shtetasi shumë të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni i zhvilluar nga strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA. Në datën 27.04.2020, në fshatin Lalm i Ri, Lezhë, janë vrarë me armë zjarri shtetasit Kol Murrani dhe Preng Simoni. Autorët e ngjarjes janë identifikuar vëllezërit Aleksandër Perdoda (aktualisht në burg, i dërguar për gjykim për vrasje në rrethana cilësuese) dhe Edmond Perdoda (i arrestuar sot).

Njoftimi i policisë

Kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi baruti.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi shumë të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ka mirorganizuar punën për kapjen e tij.

Në këtë kuadër është finalizuar me sukses operacioni policor “Lalm i Ri”, si rezultat i të cilit është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Lalm, Lezhë, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Vrasja”, dhe në Shqipëri, për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi baruti.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, sepse dyshohet që në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin A. P. (i arrestuar me parë), kanë vrarë me armë zjarri shtetasit K. M. dhe P. S.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.