Një mikeshë e një shqiptar e quajtur Grace, me kombësia Algjeriane dhe shtetësi Franceze, nga Afrika, e cila më herët ftoi Lulzim Bashën në Afrikë, sot ka përsëritur ftesën, ama këtë herë jo vetëm për të, por edhe për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo thotë se Kryemadhi është shumë e famshme në Afrikë, madje më shumë se Rita Ora dhe Dua Lipa.
“Ç’kemi Lulzim Basha, jam Grace nga Algjeria. Dua thjesht ta dish se në po të presim ty dhe Monën këtu. Ajo është më e famshme se Rita Ora dhe Dua Lipa, Kështu që ju lutem Lulzim dhe Mona, Afrika po ju pret. Puthje nga Afrika, Ju dua”, shprehet Grace.
Ftesa e saj vjen vetëm dy ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita për datën 16 Mars. A do ta pranojnë ‘Lulzim’ dhe ‘Mona’ ftesën e Grace?!