osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Afërdita Zonja (Laçi)-Kanarina e kenges

Afërdita Zonja (Laçi)-Kanarina e kenges

Shumëkush e kanë quajtur kanarina e këngës shqiptare, shumëkush e quajnë zëbilbili, shumëkush e quan… Dhe ajo vazhdon të mbetet ashtu, si tridhjet e ca vite të shkuara kur filloi së kënduari, kanarina, zëbilbili shqiptar, Artiste e Merituar.

Që kur filloi të këndonte për herë të parë në aktivitetet e rëndësishme kombëtare të këngës, atëhere në moshën e saj 16 vjeçare e deri tani edhe pse është një periudhë e gjatë kohe mbi 30 vjeçare, zëri i saj i veçantë dhe tepër melodioz vazhdon të mbetet i njëjtë, i pacënuar.
E papritura që na solli këngëtarja me zërin e saj të veçantë në mesin e viteve 70-të bëri që të besonim se një Tefta Tashko Koço e re kishte lindur në skenën shqiptare.

Dhe në të vërtetë nuk kishim gabuar; zëri i saj përafërsonte më zërin e artistes së madhe jetëshkurtër, Tefta Tashko Koço. Këngët e kënduara nga artistja e madheTefta asaj jo vetëm që i shkonin për shtat për t’i kënduar, por këngëtarja e re edhe do t’i interpretonte pothuajse me të njëjtin nivel…
Në fundvitet 1975-1976 Radiotelevizioni Shqiptar do të organizonte konkurset e zërave të bukur. Këngëtarët fitues të atij konkursi automatikisht merrnin pjesë në festivalin e këngës së dhjetorit; ky ishte edhe qellimi i atij konkursi.

Kështu në fundvitin 1975 ndërmjet këngëtarëve të rinj konkurues, dy nga ata, Eduard Jubani nga qyteti i Shkodrës dhe Orhan Zeneli nga kryeqyteti u shpallën fitues, duke iu dhënë e drejta për pjesëmarrje në festival. Dhe ishte Festivali i 14-të që këta dy këngëtarë morrën pjesë për herë të parë në festivale.
Një vit më vonë, më 1976 një tjetër këngëtare e re dhe tepër simpatike nga qyteti i Korçës morri pjesë në atë konkurs dhe u shpall fituese e atij konkursi, e cila interpretoi këngën fituese të çmimit të tretë në Festivalin e 14-të të Këngës në RTV “Si lule në bjeshkë”, kompozuar nga Naim Gjoshi me teks të Basir Bushkashit./ O kjo bjeshk’ e lartë na priti krahhapur/ me korre bilbilash dhe me plot’ aromë/ si kristal ujvarash thurrte me ngjyra ylberi/ mirseardhët, mirseardhët ju tek ne…/

Afërdita Laçi.

Pasi u shpall fituese e atij konkursi hyri automatikisht si këngëtare pjesëmarrëse në Festivalin e 15-të të Këngës në RTV 1976 me këngën “Shokë jete”, kompozuar nga Aleksandër Lalo. … / Në lëndina kish’ rrënë kos’ e parë / shlodhej mesdita në mezhda / pran’ meje u ule ngadalë, ngadalë / solle erë ti o luleshqera /…/ dorën ti ma shkove në ballë/ dora mbi djersë rrëshkiti / u lodhe? më pyete ngadalë, ngadalë / e lëndina diçka pëshpëriti…/
Edhe pse ajo këngë nuk ishte në nivelin e duhur dhe sidomos kur flitet për një kompozitor tepër të suksesshëm A. Lalo, këngëtarja e re iu përshtat shumë bukur asaj kënge.
Mbaj mend, një intervistë që Afërdita ka dhënë kohë më parë, kujtonte. Pas Festivalit të 15-të, kur kthehet në qytetin e saj në Korçë, atëhere nxënëse në shkollën e mesme, shokët dhe shoqet e saj të klasës i kishin përgatitur një të papritur. Menjëherë, sapo Afërdita hyn në klasë, ata fillojnë e këndojnë këngën e saj pjesëmarrëse në festival…

Sa gjë e bukur! Të kesh pranë, shoqe klase, shoqe banke, një këngëtare… që të tjerët e shohin nëpërmjet televizionit…
Rrugën për të kënduar në aktivitetin më të rëndësishëm artistik të vitit këngëtarja Laçi tashmë e kishte të hapur.
Një vit më vonë, Festivali i 16-të i Këngës në RTV, Dhjetor 1977 ishte viti i dytë për këngëtaren e re si pjesëmarrëse në festival dhe Afërdita do kapte suksesin e saj të parë. Një nga dy këngët që ajo këndoi u vlerësua me çmimin e dytë. Ishte kënga “O moj shamishpalosura” kompozuar nga Alfons Balliçi me tekt të Koçi Petritit dhe dubluar nga Pëllumb Elmazi.

Kënga e dytë që ajo këndoi në atë festival është ajo me tutull:”Grurë dhe gëzim”, kompozuar nga Flamur Shehu me tekst të Betim Muços.
Një vit më vonë në Fest. e 17-të këngëtarja Laçi do të këndonte përsëri dy këngë; “E dua unë një shok”, nga të njëjtët autorë Balliçi-Petriti dhe dubluar nga i njëjti këngëtar, P. Elmazi, si dhe këngën tjetër “Vatër bujare” kompozuar nga Spartak Tili me tekst të Foto Malos / Miq kemi dashur dhe duam/ o mirëse të vini nga çdo anë/ j’u kemi pritur dhe j’u presim/ siç pret nëna bijt, vëllai-vëllanë/ o sofër bujare, o vatër shqiptare/ për miqtë çel lule në çdo stinë/ po për ata që deshën t’na shkelin tokën, besën, kjo vatër ngriti zjarr e suferinë/… Këtë këngë Afërdita e këndoi në duet me Petrit Lulon dhe dubluar nga Agim Duro dhe Emirjeta Çela nën shoqërimin e Grupit “Na bashkoi kënga popullore”

Në ato vitet e saj të para, përveç se këngëtare në festivale, ajo do të këndonte edhe këngë në anketat muzikore të radios. Përmend këtu këngën fituese të një ankete muzikore në ato vite “Shiko Mëmëdhenë”, kompozuar nga Limoz Dizdari me tekst Robert Shvarc / Shihi bir-o dallëndyshet, se si shkojnë e vijnë/ në kërkim folesh të ngrohta / flatrat si u ndrijnë / shihi bir-o nënat edhe gjyshet / prindërit nëpër botë / që e ngjyejnë kafshatën e vogëlushëve / në maraz e lot/…, si edhe një tjetër këngë fituese në Anketat Muzikore të muajit. I përket muajit korrik 1978 me këngën për rininë: / Moj rinia ime syrin plot me dritë e ke/ rruga jote ndrit nga drita e Lirisë/ o kjo dora jote lule çel kudo n’Atdheun tonë…/

Kulmin e saj të suksesit këngëtarja korçare do ta arrinte në Fetivalin e 18-të të Këngës në RTV, Dhjetor 1989, ku së bashku me këngëtaret Zeliha Sina dhe Liliana Kondakçi do të fitonin çmimin e parë me këngën “Festë ka sot Shqipëria”, muzika A. Prodani me tekst të Zh. Jorganxhiut. / Sa bukur ngrihet një lagje e re / dhe sheshi ngjan si det me valë / o mbledhur sot të gjithë ne/ me ballin lart faqebardhë…/

Gjatë atyre viteve Afërdita nuk mund t’i mungonte aktiviteteve të shumta artistike që zhvilloheshin edhe në qytetin e saj, Korçë. Kënga “Ky liqeni i malit” kënduar në një nga festivalet e këngës në Korçë u bë shumë shpejt e njohur, jo vetëm në qytetin e Korçës.
Serenatat e pavdekshme korçare me të cilat ajo ishte rritur do interpretoheshin me mjeshtëri nga zëri i saj i bukur dhe i hollë. Qytetarët korçarë edhe sot u kujtohet këngëtarja me zërin e saj të hollë e të ëmbël si kanarinë nën interpretimin e serenatave të shumta korçare si: “Perëndeshë e bukurisë”, O ky bilbili i malit, …
Vite më vonë edhe pse studente në Akademinë e Arteve të bukura në Tiranë, “streha” e saj e të kënduarit do mbetej skena e festivaleve të këngës në RTV.

Kështu vit pas viti ajo nuk do t’i mungonte skenës së festivaleve.
“Prehëri yt o nënë” ishte një këngë tjetër fituese e çmimit të dytë në Fest. e 21-të në RTV., kompozuar nga Alfons Balliçi dhe e dubluar nga Kozma Dushi, si edhe këngën tjetër fituese e çmimit të dytë, kompozuar nga Apostol Simoni dhe dubluar nga Liliana Kondakçi. /… S’mund të shuhet kurrë ky zjarr i zemrave / që u ndezën nëpër sulmet për liri / le të bjer’ dëborë e bardhë e viteve / djaloshare zemrat janë dhe tani…/

Një nismë e re dhe e guximshme, në ballafaqim me regjimin komunist në ato vite, lindi edhe Festivali i Interpretuesve të Këngës në RTV. Një ndër ata nismëtarë ishte edhe poetja e mirënjohur e talentuar, mbretëresha e teksteve të këngës shqiptare Zhuliana Jorganxhi. Ishte ky festival që do të vazhdonte edhe në vitet e tjara të ardhme një nismë e rrezikshme, sepse ndërmjet këngëve të shumta, do të sillte edhe këngët e bukura të kënduar vite më parë, por që regjimi komunist i kishte burgosur, për të mos u kënduar.
Ajo nismë ishte edhe një e papritur gëzimplote për të gjithë këngëdashësit, kur pamë të rikëndoheshin përsëri ato këngë të kënduara vite më parë nga Vaçe Zela, Alida Hisku, Sherif Merdani, Justina Aliaj, Françesk Radi, Kleopatra Dokle (Skarço), Nevruz Yzeiri, Zija Saraçi, …, por që në ato festivale do të këndoheshin nga këngëtarë të tjerë, nganjëherë edhe me versione pak të ndryshuara.

Këngë të tilla ishin: “Fqinja” kënduar nga Luan Zhegu, “Molla”kënduar nga Kozma Dushi, “Fëmija i parë” kënduar nga Afërdita Zonja,”Lemza”kënduar nga Parashqevi Simaku, “Dashuria” kënduar nga Irma Libohova, “Stacioni i dashur” kënduar nga Kristina Përbasha, “Vajzat e fshatit tim” kënduar nga Eranda Libohova,”Shokë të pandarë”kënduar nga Spiro Katundi, “Nënë dhe shoqe” kënduar nga Nazmie Kasmi, …
Në atë festival të parë të interpretuesve Afërdita Zonja u vlerësua me çmimin e parë me këngën “Fëmija i parë”, kompozuar nga Abdulla Grimci.
Sipas një interviste të dhënë kohë më parë nga vetë Afërdita mësuam se, menjëherë pas festivalit vetë Legjenda e Këngës Shqiptare Vaçe Zela që e kishte kënduar atë këngë në kohën e artë të rinisë së saj, i kishte telefonuar për t’a uruar. E bashkë me urimin i kishte thënë: “Më solle një “fëmijë” tjetër sonte…”
Edhe në Fest. e 23-të të Këngës në RTV. Afërdita do “rrëmbente” çmimin e dytë me këngën: “Fjala e ngrohtë”, dubluar nga Ema Qazimi.
Në Koncertin e Pranverës 1987, përsëri fituese e çmimit të parë me këngën: “Mirëse vjen ditë e re”, kompozuar nga David Tukiqi.
Në vitin 1988 në Fest. e 27-të në RTV kënga e kënduar nga Afërdita Zonja “Eja me ne”, kompozuar nga Gazmend Mullaj edhe pse nuk u vlerësua me ndonjë çmim, nga kritika muzikore u vlerësua si kënga më e mirë e festivalit.
Për zërin e saj të bukur dhe melodioz, Afërdita Zonja është nderuar me çmimin: “Artiste e Merituar”

Edhe sot, nëna e dy fëmijëve, këngëtarja me zërin e ëmbël si kanarinë Afërdita Zonja vazhdon të këndojë me të njëjtin vokal si atëhere, në fillimin e karrierës së saj si këngëtare, si atëhere, në moshën e saj të rinisë, si atëhere në vitet e largëta dhe të suksesshme të festivaleve të këngës dhe aktiviteteve të tjera muzikore, me të njëjtin timbër, me të njëjtën ëmbëlsi zëri…
I uroj suksese në jetë këngëtares së mirënjohur Afërdita Zonja për këngët e bukura që na dhuroi t’i dëgjonim nga zëri i saj i ëmbël për vite e vite me radhë…/Shkruan:Pierre-Pandeli SIMSIA