osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Afera me Fatos Tushen ‘maja e ajsbergut’? Bujar Murati edhe 18 tendera të dyshimtë në 12 bashki, vlera miliona euro!

Afera me Fatos Tushen ‘maja e ajsbergut’? Bujar Murati edhe 18 tendera të dyshimtë në 12 bashki, vlera miliona euro!

Nga Adriatik Doçi

Biznesmeni Bujar Murati, i cili u arrestua disa ditë më parë me urdhër të SPAK për afera me tenderame kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe grupin e tij, është një emër i njohur për drejtësinë dhe në fushën e prokurimeve abuzive. Në vitin 2009, Murati mbante postin e drejtorit të përgjithshëm të prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme kur u arrestua për tenderin e uniformave të policisë, i paracaktuar për kompaninë “Gjergjefi”, me pronar Jani Gjergjefi.

Në dhjetor 2009, gjatë operacionit ‘Prokurimi i fundit”, u arrestuan edhe pronari i kompanisë fituese Jani Gjergjefi, specialisti Redi Popescu, shef i prokurimeve në Gardën e Republikës Tahir Imami si dhe biznesmenët Artan Berberi dhe Agur Sadiku. Sipas prokurorisë dhe policisë, tre biznesmenët do t’u jepnin një pjesë të fitimit tre funksionarëve publikë, në këmbim të shpalljes fitues të tenderit.

Bujar Murati, jo vetëm i shpëtoi dënimit, por në janar të vitit 2014 depozitoi një padi civile në Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar dëmshpërblim për ditët e burgut. Murati ka themeluar kompaninë e ndërtimit “Euro Alb” në vitin 1999. Në vitin 2006, Murati ia shet aksionet në masën 100 % bashkëshortes së tij, Doriana Murati. Pas shkarkimit si drejtor prokurimesh, arrestimit dhe më pas shpëtimit nga dënimi, Bujar Murati, në dhjetor të vitit 2013, i rimerr sërish aksionet, tashmë përmes dhurimit nga bashkëshortja e tij.

Është pikërisht kompania “Euro Alb”, e cila ishe paracaktuar fituese tenderit abuziv me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës në Bitaj të Lushnjes. Sipas dosjes, kompania e Muratit e kishte fituar tenderin me dokumente të falsifikuara, me ofertë gati sa fondi limit, përmes përjashtimit arbitrar të kompanitë e tjera, duke ndarë më pas një pjesë e të parave të tenderit sipas rolit në këtë aferë.

Për më tepër, punimet po i kryente një kompani tjetër. Abuzimi çoi në pranga kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, 8 vartësit e tij dhe 2 biznesmenë. Megjithatë, tenderi korruptiv për kanalin e ujit në Lushnje, mund të jetë maja e ajsbergut.

Gjatë katër viteve të fundit, kompania e Bujar Muratit, herë e vetme dhe herë duke u bashkuar me kompani të tjera, është shpallur fituese e të paktën 66 tenderave në total, me vlerë miliona euro. 36 tendera i ka marrë e vetme, ndërsa 30 tendera duke u bashkua me kompani të tjera.

Nga 66 tendera, kompania e Bujar Muratit, 18 tendera i ka marrë procedurat tejet të dyshimta. 18 tenderat karakterizohen nga mungesa e plotë e garës dhe skualifkimit në bllok të të gjithë konkurrentëve të tjerë.

Këto procedura nuk janë të paligjshme, por nga ana tjetër, mbartin një risk të madh për praktika korrupive. Në të gjithë tenderat me flamur të kuq, oferta fituese e paraqitur nga kompania e Bujar Muratit ka një diferencë të papërfillshme me fondin limit, duke ngritur dyshime të forta për klientelizëm, paracaktim dhe histori të ngjashme si ajo e Lushnjes.

Nga 18 tendera me flamur të kuq, 17 i ka marrë nga bashkitë. Konkretisht, Bujar Murati ka marrë miliona euro nga paratë publike, përmes tendera tejet të dyshimtë në Bashkitë Sarandë, Cërrik, Gramsh, Rrogozhinë, Kamëz, Përrenjas, Bulqizë, Berat, Shijak, Vorë, Krujë dhe Maliq.

Pak ditë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Lushnjes dhe punonjës të tjerë nga SPAK për abuzime me tendera, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive, duke u dhënë disa mesazhe. Rama u kërkoi kryetarëve të bashkiave që të zbatojnë ligjet, në mënyrë që të mos bëhen objekt hetimi nga SPAK. Rama u kërkoi kryetarëve të bashkive që të shmangin tenderat pa garë, të cilët po ‘hanë’ paratë publike.

“Të shmanget procedimi me negocim pa shpallje paraprake, është një kancer që vijon të ha lekë. Me negocimi pa procedurë, çdo përdorim qartazi abuziv i kësaj teknike do të konsiderohet i paligjshëm dhe i dërgohet SPAK-ut. Të shmanget hartimi i kritereve në kundërshtim me legjislacionin e fushës. Bashkitë duhet të reagojnë ndaj rekomandimeve të APP..”.

Rama tha se 85 % të procedurave kanë rezultuar me probleme, ndërsa paralajmëroi se nuk do të ketë mbrojtje për asnjë pushuar që do të bie në duart e SPAK, teksa shkarkoi si kryebashkiak dhe përjashtoi nga PS-ja Fatos Tushen. Gjatë 5 viteve të fundit, 61 njësitë vendore kanë zhvilluar mbi 5 mijë tendera me vlerë qindra milionë euro, me flamur të kuq, për shkak mungesës së garës apo përjashtimit të në bllok të të gjithë konkurrentëve të tjerë, përveç fituesit.

Tenderat me flamur të kuq që ka marrë biznesmeni Bujar Murati

1. Mars 2021, Bashkia Sarandë, rrjet kanalizimi, fondi limit 16 666 667 lekë, oferta fituese 16,500,132.00, mungesë konkurrence (pa garë)

2. Prill 2021, Bashkia Cërrik, asfaltim i tre rrugëve, fondi limit 24 835 898 lekë, oferta fituese 24 698 141 lekë. Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’ dhe ‘Grein T’

3. Mars 2021, Bashkia Gramsh, sistemim asfaltim rruga “Llapushaj”, fondi limit 81 666 600 lekë, oferta fituese 80 829 815 lekë. Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’, “Viante Konstruksion” dhe Llazo”.

4. Dhjetor 2020, Bashkia Rrogozhine, ndërtim i kanalizimeve të ujërave të zeza, fondi limit 24 570 117 lekë, oferta fituese 24 308 811 lekë. Mungesë gare.

5. Gusht 2020, Bashkia Kamëz, ndërtim i rrugëve ‘Azem Galica dhe ‘Europa’. Fondi limit 58 210 648 lekë, oferta fituese 56 666 666 lekë. Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’ dhe ‘Sireta 2F’.

6. Korrik 2020, Bashkia Përrenjas, rehabilitimi i skemës ujitëse, fondi limit 61 304 125 lekë, oferta fituese 59,267,416 lekë. Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’.

7. Korrik 2020, Bashkia Bulqizë, rehabilitim i kanalit ujitës, fondi limit 108 121 667 lekë, oferta fituese 107,991,769 lekë, Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’.

8. Maj 2020, Bashkia Berat, ndërtimi i linjës kryesore shpërndarjes së furnizimit me ujë të Velabishtit, fondi limit 131 138 064 lekë, oferta fituese 129 159 596 lekë. Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’, Viante Construksion, Llazo dhe Ergi.

9. Janar 2020, Bashkia Sarandë, veshje me asfalt të rrugës Tirana Bank-Kopshti-Kështjella Ksamil, fondi limit 12 000 000 lekë, oferta fituese 11,771,440 lekë, Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’.

10. Korrik 2019, Bashkia Shijak, rehabilitim i kanalit ujitës Hardhishtë-Rreth, fondi limit 52 163 759 lekë, oferta fituese 51 789 577 lekë. Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’ dhe ‘Viante Konstruksion’

11. Maj 2019, Bashkia Vorë, shtesë rruge, fondi limit 9 925 855 lekë, oferta fituese 9 891 982 lekë, mungesë konkurrence (pa garë).

12. Shkurt 2019, Bashkia Vorë, pastrimi i kanaleve kulluese në Prezë, fondi limit 6 666 667 lekë, oferta fituese 6 466 650 lekë. Mungesë gare.

13. Janar 2019, Bashkia Berat, blerje materiale ndërtimi për mirëmbajtjen e rrugëve, fondi limit 4 124 600 lekë, oferta fituese 4,103,500 lekë. Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’.

14. Korrik 2018, Bashkia Shijak, rindërtim i shkollës 9-vjeçare Muharrem Dollaku, fondi limit 65 888 761 lekë, oferta fituese 65 486 961 lekë, Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’.

15. Dhjetor 2017, Bashkia Vorë, blerje materiale elektrike për linjat e ndriçimit publik, fondi limit 7 527 600 lekë, oferta fituese 7 498 850 lekë. Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’.

16. Mars 2017, Bashkia Krujë, blerje materiale për infrastrukturën rrugore, fondi limit 1 666 492 lekë, oferta fituese 1 612 400 lekë. Mungesë konkurrence (pa garë).

17. Janar 2017, Bashkia Maliq, Blerje materiale ndërtimi, fondi limit 3 332 834 lekë, oferta fituese 2 976 470 lekë. Janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses ‘Euro Alb’.

18. Mars 2017, Drejtoria e Shërbimit Spitalor Krujë, rikonstruksion i banjove të spitalit Krujë, fondi limit 1 920 024 lekë, oferta fituese 1 920 024 lekë, mungesë konkurrence

(Shqiptarja.com)