Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi në dalje të Kuvendit se gjysma e kabinetit qeveritar është e përfshirë në skandalin e Inceneratorëve. Ai u shpreh se ministrat tashmë janë në pritje për të mësuar se kush do të jetë kurbani i radhës.
“A mund të ndodhnin edhe 1/10 e këtyre pa u përfshirë edhe vetë Edi Rama. Kush ka ngjyer gishtin pas shpinës së qeverisë.
Para fytyrës së qytetarëve janë akoma imazhet e denoncimit në prokurori, Rama mblodhi grupin parlamentar dhe e çoi te Inceneratori.
Pse? Mjafton që mesazhet që Edi Rama dha nga Inceneratori i Elbasanit. Ky komision po provon si ka funksionuar ngritja e kësaj skeme.
Esenciale janë disa element të padëgjuara më parë. Si fakti i 17 akteve zyrtare brenda disa ditëve.
Edi Rama dhe ministrat të shpjegojnë si përgatitën VKM brenda 8 orësh dhe të shpallnin fitues. Disa ministra presin se ku do të bjerë gishti i kurbanit të radhës.
A mund të ndodhnin këto pa miratimin Edi Ramës. E dyta është një ndarje domethënëse në tre grupe. Grupi i parë është opinioni publik që janë shqiptarët.
Sa herë që vijnë dëshmitarët aty dhe mundohen të pengojnë marrjen në pyetje duke sulmuar anëtarët e PD. Duke pamundësuar ardhjen e disa prej dëshmitarëve të thirrur me lloj lloj sebepesh.
Opinioni publik është informuar që kjo është një skemë e strukturuar. Këta njerëz që kanë boshatisur llogaritë e tyre nuk janë pronarët e vërteetë.
Por politikanët që fshihen pas tyre. Koka është bishti. Është gjysma e kabinetit dhe pa dyshim kreu i qeverisë”, tha Basha.