osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Afera e dosjes “CEZ-DIA”! PS gati të ndihmojë SPAK me prova të reja dhe dëshmi të forta: Alarmohen dyshja Meta-Berisha

Afera e dosjes “CEZ-DIA”! PS gati të ndihmojë SPAK me prova të reja dhe dëshmi të forta: Alarmohen dyshja Meta-Berisha

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe i dërguari i posaçëm i mazhorancës në qarkun e Fierit, Taulant Balla përshëndeti dje marrjen në pyetje të biznesmenit të dënuar me 11 vite burg Kastriot Ismailaj për aferën korruptive të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nga kompania çeke “CEZ”, rishtetëzimin e OSSH nga shteti shqiptar dhe abuzimeve me borxhin nga kompania “DIA”.

I ndodhur në qytetin e Fierit, eksponenti i lartë socialist deklaroi se prokurorët e çështjes mund të sigurojnë informacione të rëndësishme nga Ismailaj, i cili është dënuar për vitin 2017 për mashtrim në aferën “CEZ-DIA”.

Sipas Ballës, nëse Ismailaj do të bashkëpunojë me drejtësinë, kjo është diçka shumë e mirë. “E kam përshëndetur njoftimin e bërë nga mediat jo zyrtarisht nga vetë SPAK-u për marrjen në pyetje të një prej dëshmitarëve kryesor apo pjesëtarëve kryesorë në dosjen CEZ.

Nuk e di në çfarë statusi është marrë z.Ismailaj, por nëse pranon të bashkëpunojë me drejtësinë në funksion të zbardhjes, është diçka e mirë. Besoj se nga z.Ismailaj mund të merren informacione të rëndësishme”, deklaroi fillimisht Taulant Balla.

Balla kërkon të pyetet nga SPAK Berisha, Meta dhe vetë ai

Më tej, zyrtarë i lartë i selisë rozë kërkoi që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion të marrë në pyetje dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, presidentin Ilir Meta dhe të gjithë personat e përfshirë në aferën skandaloze korruptive të qeverisjes PD-LSI. Balla u shpreh i gatshëm të dëshmojë në SPAK dhe të ofrojë të gjithë dokumentacionin dhe informacionet që disponon në cilësinë e ish-kryetarit të komisionit hetimor parlamentar të çështjes në fjalë.

“Të mos harrojmë që Kuvendi ka denoncuar publikisht Sali Ramë Berishën dhe bashkëpunëtorë apo familjarë të tij lidhur me këtë çështje. Mendoj që prokuroria duhet t’i marrë të gjithë në pyetje. Natyrshëm, në cilësinë e kryetarit të komisionit hetimor përkatës, i kam kërkuar prokurorisë edhe unë të thirrem për të vënë në dispozicion dokumentacionin përkatës dhe të gjithë dijenitë e marra nga unë si kryetar i komisionit”, vazhdoi më tej Taulant Balla.
Kryetari i grupit të PS “vërejte” SPAK-ut
Lajmi se Ismailaj është marrë në pyetje nga SPAK-u u dha nga mediat, jo vetë nga zyra e Prokurorisë Antikorrupsion. Balla kërkoi që SPAK të konfirmojë nëse është rihapur çështja hetimore e CEZ-DIA-s.

Ai theksoi se zbardhja e kësaj afere të qeverisje Berisha-Meta është jo vetëm detyrim i drejtësisë, por i çdo personi që zotëron prova të rëndësishme për vënien para drejtësisë të personave që shkaktuan këtë skandal. }Mendoj që zbardhja e kësaj çështje është jo vetëm një detyrim i drejtësisë së re, por është një detyrim edhe i secilit prej nesh që është në dijeni të atij krimi dhe që disponon të dhëna të dobishme për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

SPAK duhet të informojë publikun nëse realisht dhe zyrtarisht është hapur kjo çështje. Kam pasur një komunikim shkresor me Prokurorinë e Përgjithshme. Më është thënë që kallëzimi i Parlamentit është bashkuar me një kallëzim tjetër.

Kjo u pushua nga Prokuroria e Tiranës. Është në dobi të informimit të publik që SPAK të informojë se çfarë statusi ka kjo dhe nëse realisht kanë filluar hetimet. Të mos hezitojë të thërrasë të gjithë ata që janë përfshirë”, deklaroi për mediat në Fier, Taulant Balla.