Pasi Gjykata e Apelit të Tiranës, ka lënë në fuqi vendimin e dënimit me 11 vite burg për Kastriot Ismailaj, për dy akuza, “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, në skemën e mbledhjes së borxheve të prapambetura të rrjetit të shpërndarjes CEZ, tashmë dosja për aferën më të madhe të bërë ndonjëherë në kurriz të shqiptarëve, ka shkuar në Gjykatën e Lartë, ku relator i çështjes sipas shortit, është gjyqtari Artan Zeneli.
Sipas burimeve konfidenciale të siguruara nga juristi Romeo Kara, ai është shprehur për Ekskluzive.al, se afera më e madhe korruptive, ku dëmet që do i shkaktoheshin shtetit shqiptar përllogariteshin deri në qindra miliona euro, mësohet se në listën e gjatë të të akuzuarve për këtë aferë, ku ndër emrat VIP janë dhe Ilir Meta, Sali Berisha dhe djali i tij Shkëlzeni, edhe i burgosuri “i vetëm”, pra Kastriot Ismailaj, po bëhen pazare të lirohet nga qelia.
Juristi Kara, akuzoi publikisht persona të interesuar për lirimin e Ismailaj dhe kthimin e shumës së konfiskuar të parave të vëna në mënyrë kriminale atij, duke u shprehur se:
Le të përqëndrohemi lidhur me qëndrimin, që Gjykata e Lartë do të mbaj ndaj Ismailajt.
Në dy shkallët e para të gjykimit, Ismailaj u dënua me 11 vite burgim, si dhe iu konfiskuan disa milionë euro pasuri.
Sipas të gjitha gjasave, bashkëpunëtorët pushtetarë dhe ish-pushtetarë të Ismailajt, që i frikësohen presioneve të tij, si dhe gjykatësit e molepsur, që “lëpijne buzët” para parave të konfiskuara, janë shumë të interesuar, që ai të lirohet!/Ekskluzive.al