osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Afera CEZ-DIA / Vëllai i Fanes, çuni i hallës së Monikës, djali i dajës së Metës dhe Ilir Kulla udhëtime me Kastriot Ismailajn. Meta: Më sill shpejt 200 mijë euro

Afera CEZ-DIA / Vëllai i Fanes, çuni i hallës së Monikës, djali i dajës së Metës dhe Ilir Kulla udhëtime me Kastriot Ismailajn. Meta: Më sill shpejt 200 mijë euro

Nga Adriatik Doçi

Nuk thonë kot se çdo e keqe e ka një të mirë.
Goditja e sistemeve të sigurisë nga hakersat e vendeve armiqësore ka zbuluar disa sekrete me interes të lartë publik dhe që mund të ndihmojnë SPAK në hetimin e korrupsionit në nivele të larta në Shqipëri.

Në pah dalin lidhje të tjera të Ilir Metës me Kastriot Ismailajn, zbatuesin e skemës së vjedhjes së parave publike, e njohur si afera CEZ-DIA, për të cilën u dënua vetëm Ismailaj.

Djali i hallës së Monika Kryemadhit, Majlind Lazimi, ish drejtor i Postës kur LSI-ja ishte në pushtet dhe më pas këshilltar i Ilir Metës në Presidencë, rezulton se ka udhëtuar jashtë vendit me Kastriot Ismailajn, për të cilin çekët kanë dëshmuar se ua ka sugjeruar Ilir Meta si njeriu i tij.

Dorian Duçka, një nga njerëzit më të besuar dhe djali i dajës së Ilir Metës, ish-zv/ministër i Industrisë dhe Energjisë në periudhën 2013-2015 në qeverinë Rama-Meta, i propozuat nga LSI, Drejtor i Integrimit Europian në ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë (2009-2013), ka udhëtuar gjithashtu me Kastriot Ismailajn jashtë vendit.

Me Kastriot Ismailajn ka udhëtuar edhe Bardhyl Hasanbelliu, vëllai i Irfan Hysenenbelliut, i lakuar si një personazh që menaxhon bizneset e Ilir Metës. Ky i fundii zbarkoi Partinë e Lirisë për të mbrojtur zaptimin e bregut të detit nga Fania, përmes zgjatimit të hotelit.

Ilir Kulla, këshilltar dhe dora e Ilir Metës në shumë punë të zeza, i cili sipas prokurorisë italiane porositi për llogari të Metës ‘Fake News-i’ për mbetjet nga Italia në Shqipëri, ka udhëtuar gjithashtu me Kastriot Ismailajn.

Grupi i besuar i Ilir Metës rezulton se kishte rrethuar Kastriot Ismailajn, i cili konsiderohet si dora e Metës në vjedhjen e të paktën 5 milionë eurove. Udhëtimet intensive përkojnë me kohën e gatimit të aferës CEZ-DIA.

Se pse 4 njerëzit e Metës kanë udhëtuar me Kastriot Ismailajn dhe çfarë interesi fshihet pas, këtë duhet ta gjejë SPAK, duke ndjekur rrugën e parave.

Po Monika Kryemadhi a ka udhëtuar, drekuar dhe bërë shoping me bashkëshorten e Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailajn?

Faktet e reja vijnë në këtë kontekst:

Jozef Hejsek: Ismailajn na e rekomandoi Ilir Meta

Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka deklaruar se Ilir Meta kishte rekomanduar Kastriot Ismailajn si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ Shpërndarje. Jozef Hejsek ka dëshmuar se Ismailaj u trajtua si njeriu i qeverisë shqiptare për mbledhjen e borxheve të vjetra, pasi u prezantua si aleati i ngushtë i ministrit të Punëve të Jashtme në atë kohë, Ilir Meta dhe i ish-kryeministrit Sali Berisha nga ambasadori shqiptar i asaj kohë në Pragë, Qazim Tepshi.

Jozef Hejsek ë bëri këtë dëshmi më 26 tetor 2014 në Pragë për llogari të avokatëve të studios ligjore të OSHEE-së, Clifford Chance, në kuadër procesit të arbitrazhit që po zhvillohej në gjykatën e Vjenës, ku kompania e Kastriot Ismailajt, Debt International Advisory, kërkonte 130 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës nga OSHEE, pas largimit të CEZ. Hapja e procesit penal në Tiranë detyroi Kastriot Ismailajn që të tërhiqej nga arbitrazhi.

Dritan Prifti: Meta udhëtoi në Çeki për kontratën CEZ-DIA

Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Meta, më pas armiku i tij më i përbetuar, ka rrëfyer se Meta ka udhëtuar pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje. “Ideja ishte që CEZ kishte 200 milionë euro borxhe të pa mbledhura dhe, nëse ai i mblidhte ato, merrte gjysmën”, tha Prifti. Ish ministri i Energjetikës e bëri këtë deklaratë 4 vite para se të plase skandali. Në vitin 2015, Prifti ka dhënë edhe një dëshmi në prokurori për lidhjet e Metës me Kastriot Ismailajn. Prifti tha se kanë marrë para nga Kastriot Ismailaj edhe 5 deputetë të LSI-së.

“Nga llogaria e DIA-­s kanë shkuar para drejtpërdrejt për persona që sot janë deputetë të LSI­-së. Një prej tyre është deputeti i Shkodrës Agron Çela. Nga DIA kanë shkuar para për kompaninë e Agron Çelës që sot është deputet i LSI­-së, për arsye se do të bliheshin ca makina, ca motora që nuk u blenë kurrë, por para që kuptohet janë përdorur pastaj për fushatën zgjedhore të vitit 2011-­të”, tha Prifti.

Gruaja e Ismailajt: Meta vinte në shtëpinë tonë

Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i nisi Kastriot Ismailajt. “Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika, shpesh herë vinin në shtëpinë tonë….Mjafton që të shohësh SMS-të që Ilir Meta i dërgonte Kastriotit në vitet 2010, 2011 dhe e kupton lehtësisht këtë. Kastrioti ka qenë gjithashtu shpesh nën presion për të dhënë para nga bizneset e tij, për të ushqyer fushatat elektorale”, tha ajo. Pas këtyre deklaratave, Vojsava nuk pranoi të shprehj më për media, pasi kishte marrë kërcënime serioze.

Berisha: Prokuroria të marrë nën hetim Metën

Në shtator të vitit 2015, Sali Berisha deklaronte në Parlament se Ilir Meta nuk kishte pasur asnjë tagër për të negociuar kontratën CEZ-DIA në Pragë. Duke besuar dëshminë e Jozef Hejsek, Berisha i bëri thirrje Prokurorisë që të merrte menjëherë nën hetim Metën, i cili i ka mohuar gjithnjë akuzat. “Një dëshmi tjetër vjen nga ish administratori i CEZ se Ilir Meta si Ministër i Jashtëm e ka takuar në Pragë dhe ka negociuar me Hajsek për Kastriot Ismailajn, duke shfrytëzuar kështu postin zyrtar dhe mashtruar për interesin e xhepit të tij.

Deklaroj këtu me përgjegjësi të plotë se Ilir Meta si Ministër i Jashtëm nuk ka pasur tagër për të negociuar me CEZ për asnjë lloj problemi. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nise hetimin e menjëhershëm për Ilir Metën për këtë aferë korrupsioni ndërkombëtar. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të mos pajtohen kurrë me qëndrimin e oligarkëve Rama-Meta që duan me imunitet të bllokojnë drejtësinë”, tha Berisha.

Meta mesazh Ismailaj: Dua urgjent 200…

Në qershor të 2019, Shqiptarja.com publikoi një investigim, ku Ilir Meta, një ditë para zgjedhjeve te 2009, i kërkon me urgjencë Kastriot Ismailaj një shumë prej 200 mijë euro.

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare në 22 qershor 2009, Meta i thotë Kastriotit në orën 17:57 me një SMS me tekst: “Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”. Mesazhi doli në pah nga një dosje e prokurorisë për krimet zgjedhore, gjatë përgjimeve, ku doli në skenë Kastriot Ismailaj. Mesazhi, i cili vijon të mos i bëjë përshtypje SPAK-ut, konfirmonte edhe një herë se Kastriot Ismailajt ishte thjeshtë maska e Metës në afër CEZ-DIA.