osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Afera CEZ: Berisha dhe ish-ministrat të frikësuar deri në palcë, Prokuroria e vendosur të fillojë hetimet. Pritet mbërritja e provave nga Çekia

Afera CEZ: Berisha dhe ish-ministrat të frikësuar deri në palcë, Prokuroria e vendosur të fillojë hetimet. Pritet mbërritja e provave nga Çekia

Prokuroria e Tiranës është e vendosur për të thelluar hetimet për aferën e privatizimit të OSSH nga CEZ.  Më 17 prill prokuroria kërkoi zgjatje me 3 muaj të hetimeve dhe më 17 korrik ky afat përfundon.

“Lidhur kërkesën suaj, ju informojmë se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 7340 date 19.09.2017. Ky procedim vazhdon të jetë ende në hetim dhe janë duke u kryer detyrat e përcaktuara nga gjykata”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Sipas gazetës ”SOT” mësohet jo zyrtarisht se prokuroria pritet që të kërkojë sërish zgjatje të hetimeve, kjo për shkak se është në pritje të kthimit të përgjigjeve për disa letër-porosi.

Më kryesorja është një kërkesë e dërguar në Çeki, ku kërkon të dhëna nga shteti çek mbi kushtet e firmosje së kontratës mes qeverisë shqiptare dhe drejtuesve të CEZ. Kjo përgjigje pritet të jetë dhe prova kryesore, duke qenë se dhe vetë shteti çek është duke kryer hetime për skandalet e CEZ.

Zhdukja e dëshmitarit

Dëshmia e Nuel Kalaj

Arsyeja që prokuroria nuk po mbyll dot hetimet është sepse nuk gjendet Nuel Kalaj. Bëhet fjalë për sekserin, i cili afroi qeverinë “Berisha” me çekët e CEZ dhe sipas padisë, ai është personi që ka dijeni për të gjithë aferën. Vetë juristi Romeo Kara pak kohë më parë tha për gazetën se gjatë kohës që ishte Llalla në krye të prokurorisë, Kalaj nuk është marrë qëllimisht në pyetje.

“Nuel Kalaj për vetë rolin si sekser, është personi kyç në këtë aferë, prandaj ustallarët e kësaj afere po bëjnë ç’të munden që të shmangin çdo dëshmi të tij. Mesa unë kam dijeni, sekseri Nuel, për sa kohë që prokuroria drejtohej nga Llalla, nuk ka pasur asnjë ngacmim, biles dyshoj që do të ketë marrë garanci të plota, pasi është shfaqur publikisht në Kosove duke marre pjesë në fushatën për zgjedhjet parlamentare atje, në mbështetje të Ramush Haradinajt.

Pra, nuk ka qenë fare e vështirë për të gjetur një Nuel, por nuk ka pasur vullnet të vërtete për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje. Nuel Kalaj prej vitesh ka edhe shtetësinë shqiptare dhe shteti ynë mund dhe duhet të përdorë mjetet e duhura për ta sjellë atë forcërisht në Shqipëri”, tha ai. Juristi deklaroi më tej se prokuroria duhet të arrestojë ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi sipas tij, vetëm kështu hetimet mund të vijojnë të pavarura.