osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Adriatik Llalla tentoi asgjësimin e pasurive para sekuestros, SPAK veproi me shpejtësi me ligjin anti-mafia, i dyshimtë roli i Metës

Adriatik Llalla tentoi asgjësimin e pasurive para sekuestros, SPAK veproi me shpejtësi me ligjin anti-mafia, i dyshimtë roli i Metës

SPAK kishte indicie se Adriatik Llalla po tentonte të tjetërsonte pasuritë për t’i shpëtuar nga sekuestro, ushtari i Ilir Metës dhe Sali Berishës me dy dosje dhe në listën e zezë

Në 3 dhjetor, SPAK, investimi më i madh i SHBA-BE për shqiptarët pas çlirimit të Kosovës, i dha një tjetër goditje Ilir Metës dhe Sali Berishës, duke i ngushtuar lakun ushtarit të tyre, Adriatik Llalla. Ky i fundit është përdorur nga Meta, Berisha dhe politikanë të tjerë të korruptuar fillimisht për t’u mbuluar pasuritë dhe paratë e pista në krye të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe pas vitit 2012, i besuan mbulimin e dosjeve dhe krimit të korrupsionit, duke e emëruar kryeprokuror.

Adriatik Llalla, i cili për 5 vite me radhë paralajmëronte arrestime të bujshme në shtator, u kthye në simbol të kapjes së drejtësisë nga kupola politike e Tiranës. Pikërisht për mbrojtjen e korrupsionit të politikës, Llalla u fut familjarisht në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Llalla është marrë i pandehur nga SPAK dhe pritet të dënohet nga Gjykata Speciale për kalim të parave të pista në kufi. Llalla u vendos nën hetim nga SPAK në vitin 2019. Por, në vitin 2020, SPAK hapi një tjetër dosje për pasurinë e Llallës, e krijuar me para të pista dhe skema korrupsioni.

Gjatë hetimeve, SPAK ka pasur disa indicie dhe ka krijuar dyshime të forta se Adriatik Llalla kishte nisur lëvizjet për tjetërsuar dhe zhdukur pasuritë e krijuara me para të pista. Llalla ka tentuar të shesë dhe kaluar në emër të personave të tjerë pasuritë që ishin objekt hetimi.

Në këto rrethana, SPAK ka vepruar me shpejtësi, duke zbatuar ligjin anti-mafia dhe duke i kërkuar bllokimin e 5 pasurive të Adriatik Llallës. Një gjë e tillë nuk është fshehur as nga vetë SPAK, i cili ka theksuar se për rsatin e Llallës ka zbatuar ligjin anti-mafia.

SPAK ka përgatitur një dosje paraprake, duke e paraqitur në Gjykatën Speciale, e cila ka vendosur menjëherë sekuestrimin e tokave dhe apartamenteve të ish-kryeprokurorit. I dyshimtë është roli i Ilir Metës në lëvizjet e Llallës për të shpëtuar pasuritë nga sekuestrimi. Pasi ishte informuar se Gjylata Speciale kishte bllokuar pasuritë, Ilir Meta doli dhe tha se nuk kishte lidhje me Llallën, një mashtrim ky i trash, pasi dihet botërisht se Llalla ishte një ushtar i Metës dhe Berishës.

“Adriatik Llalën nuk e ka bërë Ilir Meta prokuror të përgjithshëm. Ky është një spekullim, mashtrim. Për çdo shkelje ligji që ka bërë ai të mbajë përgjegjësitë e veta”, tha Meta në 24 nëntor. Në 3 dhjetor, SPAK njoftoi goditjen e Llallës. Meta ka qenë në dijeni dhe e ka ‘shitur’ Llallën vetëm pasi Llalla kishte marrë fund./Pamfleti