Thellohet skandali me pronat i ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Një dokument zyrtar i cili publikohet për herë të parë nga “Alpenews.al” hedh dritë gjithnjë e më të plotë mbi mekanizmin e errët mbi të cilën është vënë pasuria e ish kreut të organit të akuzës shqiptare.
Muajin e kaluar sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson firmosi vendimi për ti ndaluar hyrjen në SHBA të z. Llalla, bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tyre më të mëdhenj me motivacionin për përfshirje në raste madhore korrupsioni gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.
Sot Alpenews.al botoi të plotë Kontratën e shitjes dhe Çertifikatën e vërtetimit të pronësisë së Adriatik Llallës mbi një ullishte me sipërfaqe 3 000 metra katrorë në periferinë e Tiranës në një zonë shumë të lakmuar.
Këtë pronë të patundshme ish Kryeprokurori i Republikës ia ka marë një vrasësi për 1.5 milionë lekë ose me një çmim qesharak prej 500 lekësh pë metër katrorë. Shitësi është Eduart Enver Dushku, 42 vjeç nga Sauku i Tiranës i arrestuar të enjten e kaluar më 1 mars 2018 gjatë operacionit policor me emrin e koduar “Përsëritësi”. Dushku sipas policisë eshte nje person shume problematik dhe ne kartelen e tij figurojne nje liste e gjate akuzash te bera nder vite si vrasje, plagosje, armembajtje pa leje, dhune, shkaterrim prone, perdorim lendesh eksplozive, etj.
Por pa kaluar pak kohë ullishta prej 3 000 metër katrorë e marë “për një copë bukë” nga Kryeprokurori i Shqipërisë është rishitur me një çmim 22.6 herë më të lartë, biznesmenit Ardian Beshiri, për 249 mijë euro.
Në këtë pasuri te patundshme Adriatik Llalla nuk kishte bere asnje investim. Por çuditerisht ajo eshte shitur nga 1.5 milione leke ne rreth 250 mije euro me nje te rene te lapsit, a thua se aty ishte zbuluar ndonje pus nafet apo minierë floriri.
Pyetjet qe lindin jane: Ku qendron kleçka e nje transaksioni te tille ku Kryeprokurori i Shjqiperise i ble nje vrasesi token me 500 leke metri katror dhe e shet me pas me nje çmim 22.6 here me te larte nje biznesmeni. Kush eshte viktima, ndihmesi dhe perfituesi ne gjithe kete histori dhe kush eshte roli i Adriatik Llallës në këtë skemë, mesohet se kjo gje po hetohet nderkohe dhe shume shpejt pritet te kete konkluzione konkrete.
Ajo që e bën edhe me skandaloze kete histori, është fakti se ky eshte transaksioni i pare i erret i deklaruar i Adratik Llallës. Alpenews.al do te hedhi drite mbi shume të tjera si kjo ose me skandaloze se kjo. Per te zbuluar ne fund, nje skeme teper te dyshimte ne kufijte e kriminales, qe e kane bere ish Prokurorin e Republikes, nga nje rrogetar i zakonshem i shtetit, ne nje miliarder. /AlpeNews