osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Adriatik Llalla me katër akuza vijon të jetë i paprekshëm nën mbrojtjen…

Adriatik Llalla me katër akuza vijon të jetë i paprekshëm nën mbrojtjen…

Ish kryeprokurori me 4 akuza të rënda në kurriz s’është thirrur ende në Prokurori, Ai shëtit i lirë nëpër Tiranë, sfidon drejtësinë duke parakaluar para dyerve të saj. Gjithçka është e lidhur, pasi Llalla ka mbrojtur Ilir Metën e Sali Berishën, shefat e Klemend Balilit nga dënimi me burg për korrupsion, ndërsa sot gjykata “vë dorën” në zemër dhe për vetë “Eskobarin e Ballkanit”, duke i pranuar gjykimin e shkurtuar. Ish Prokurori i Përgjithshëm jashtë burgut, supertrafikanti përfiton ulje dënimi

Adriatik Llalla, ish Prokurori i Përgjithshëm vijon të shijojë jetën i lirë në Tiranë, pavarësisht akuzave të rënda që ka mbi kurriz që në një drejtësi normale do t’i kishin rezervuar me kohë një burgim të gjatë.

Llalla për më tepër sfidon hapur dhe prokurorinë, teksa parakalon para saj, takon miqtë e paktë që i kanë mbetur, madje pi dhe ndonjë kafe afër institucionit që e drejtoi për 5 vite.

Adriatik Llalla po mbush gati dy vite që është nën hetim për katër vepra të rënda penale, dhe deri më tani asnjëherë nuk është pyetur nga Prokuroria. Nëse më parë organi i akuzës kishte njëfarë të drejte të justifikohej, pasi ish kryeprokurori lëvizte jashtë vendit, tashmë e ka në Tiranë ‘non stop’.

Veprat penale që rëndojnë mbi ish Prokurorin e Përgjithshëm janë: Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimi i rremë i pasurisë, mosdeklarim të shumave financiare në kufi, pastrim i produkteve të veprës penale (pastrim parash), si dhe shpërdorim detyre.

Ndër katër akuzat bie në sy ajo e kalimit në kufi të shumave monetare më shumë sesa e lejon ligji. Aktualisht çdo shtetas duhet të deklarojë nëse ka me vete mbi 10 mijë euro, e në rastin në fjalë duket se Llalla ka patur më shumë se kaq.

Zbulimi i kësaj shkeljeje, është bërë në pikat kufitare të Maqedonisë dhe të Kosovës, përmes të cilave Llalla është justifikuar se kalon për të marrë linjën ajrore për në Gjermani, për shkak se biletat janë gjysmë për gjysmë në Shkup e Prishtinë me ato të aeroportit të Rinasit..

Ish kryeprokurori është akuzuar publikisht për pasuritë e shumta të krijuara në një kohë të shkurtër si dhe për transaksionet që ka kryer duke rritur vlerën e tyre, një mekanizëm ky i njohur në skemat e pastrimit të parave. Ndërkohë që një pjesë e tyre janë sekuestruar nga organet ligjzbatuese shqiptare.

Njëherësh Llalla është akuzuar nga ana e ambasadës amerikane, DASH dhe vetë sekretari të amerikan i shtetit se ka mbrojtur politikanët e korruptuar, dhe për më tepër ka ushtruar vetë korrupsionin e të gjitha llojeve, çka solli dhe shpalljen “non grata” nga SHBA, të tij dhe familjes.

Lëvizja e lirë e Llallës nëpër Tiranë na u kujtua veç lëvizjes nën hundën e Prokurorisë dhe nga vendimi i gjykatës për Klemend Balilin, supertrafikantin e drogës, të cilit i pranoi kërkesën për gjykimin e shkurtuar. Një mjet përfitues për uljen e viteve, ky lloj gjykimi.

Ndaj mund të themi që gjërat janë të lidhura, Adriatik Llalla ka mbrojtur Ilir Metën dhe Sali Berishën, shefat e Klemend Balilit nga dënimi me burg për korrupsion, ndërsa sot gjykata “vë dorën” në zemër dhe për vetë “Eskobarin e Ballkanit”, duke i pranuar gjykimin e shkurtuar. Pavarësisht se Klemend Balili ka katër akuza të rënda mbi kurriz, të lidhura me drogën dhe pastrimin e parave të pista. Këtë të fundit e ka të njejtë me Llallën që qëndron jashtë burgut/Pamfleti