Bankers Petroleum nuk është një kompani “ëngjell”. Ka të gjitha defektet e veta, që konsistojnë që në krijimin e saj deri më tani. Nën të gjitha qeverisjet, që nga Berisha i parë nën një emër tjetër në vitin 1993 kur qeveria hyri në negociata me kompaninë angleze Premier Oil dhe një vit më vonë, më 1994, u lidh marrëveshja për Patos Marinzën. Dhe ku Premier Oil dhe kompania jonë shtetërore Albpetrol, krijuan një kompani të përbashkët të përbashkët të quajtur: ANGLO-ALBANIAN PETROLEUM. Por dhe në qeverisjen e pare të socialistëve, në qeverisjen e dytë të demokratëve dhe në qeverisjen e dytë të socialistëve me emrin aktual.
“Thembra e Akilit” për këtë kompani, si për të gjitha kompanitë vendase dhe të huaja që investojnë në Shqipëri ka qënë dhe mbetet deklarimi gjithnjë me humbje dhe mospagesa e tatim fitimit. Shtuar këtu dhe mosrespektimi i kontratave për investimet. Por dhe taksa të tjera, Taksa e Akcizës, Taksa e Qarkullimit, Akciza dhe Taksa e Karbonit. Që dhe këto nuk u paguan asnjëherë, pasi një vendim qeverie i jepte Bankersit imunitet ndaj këtyre taksave.
Dhe për të shtuar peshën e saj, në vitin 2008 kompania Bankers Petroleum modifikoi kontratën, por njëherësh bëri pjesë të Bordit të saj drejtues dhe ish-gjeneralin e NATO-s Uesli Klark gjatë luftës së Kosovës.
Klark kishte lidhje të mira me establishmentin politik shqiptar që prej luftës së Kosovës. Gjatë viteve 2007- 2008 Klark e vizitoi disa herë Tiranën ai u takua me qeveritarë dhe drejtues të lartë shtetërorë, ndërsa njëkohësisht Clark u bë pjesë e bordit drejtues të Bankers Petroleum. I cili loboi në Tiranë që Bankers të modifikonte kontratën në vitin 2008. Me qeverinë Berisha dhe me ministrin Ruli në atë kohë.
Pra mori “koncensionet” e duhura.
E bëmë këtë hyrje jo thjeshtë për të evidentuar nëse ka bërë shkelje ose jo kompania e naftës “Bankers”, por për të treguar raportet e shkëlqyera të ish kryeministrit Sali Berisha dhe të qeverisë së tij në atë kohë me këtë kompani nafte dhe drejtuesit e saj.
Po çfarë ndodhi që “zari” i Berishës dhe Metës në krye të Prokurorisë Shqiptare, Adriatik Llalla, tashmë dhe jashtë sistemit të drejtësisë e përmendi “Bankersin” si shkakun e prishjes së tij dhe përplasjes me ambasadorin amerikan Donald Lu.
Pse pikërisht në ato momente gjetën kohën për ta sulmuar.
Vlen të theksohet se Llalla dhe më pas Berisha e akuzojnë ambasadorin Donald Lu se ai ka kërkuar ndërprerjen e hetimeve ndaj kompanisë së naftës “Bankers”.
“Pikënisja e debateve të mia me Lu ka të bëjë me shpërthimet në puset e naftës në Patos të Marinzës, rast për të cilën Prokuroria nisi hetimet ndaj kompanisë “Bankers”. Një biznesmen shqiptar karburantesh , më erdhi në zyrë dhe më tha që janë raste aksidentale dhe s’ka nevojë të hetimet të vijonin. Nëse unë nuk do bija dakort, të nesërmen do më vinte në zyrë ambasadori i SHBA. Çuditërisht Lu kërkon takim me mua mëngjesin e nesërm, për të cilën mendoja se ishte për një ngjarje e papritur, por më ngriti të njëjtin shqetësim si biznesmeni për arsye se ngjarja ishte aksidentale, sepse dëmtohej imazhi i Shqipërisë, çka do detyronte biznesmenët e huaj të largohen nga vendi. Lu insistonte vazhdimisht duke më bërë presion për të mbyllur hetimet. Ai është ambassador i SHBA-së, por biznesi ishte kanadez dhe nuk kishte të drejtë të ndërhynte”, ka deklaruar publikish në media Adriatik Llalla. Por dhe në letrën e tij drejtuar institucioneve kryesore të shtetit pas revokimit të vizës nga ambasada e SHBA për të, familjen dhe Rovenën.
Ndërsa Berisha sërish duke iu referuar Adriatik Lallës deklaron se “Zoti Lu është në konflikt interesi. Ka dy probleme, Lu do që Adriatik Llalla me çdo kusht të ikë. Se Llalla e ka akuzuar për korrupsion. Lu duhet t’i përgjigjet akuzave. Ai e ka akuzuar se i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar ndërprerje hetimi për një dosje. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që kryeprokurori të akuzojë një ambasador. Ai duhet ti përgjigjej akuzave dhe të thoshte që nuk është e vërtetë. Por përderisa nuk e ka bërë ka diçka aty”.
Atëherë pse ndodhi ky ndryshim rolesh dhe humori ndaj “Bankers” nga Berisha, Llalla por dhe Meta, kur e kishin trajtuar për vite e vite me radhë me shumë dashuri.
Burimet saktësojnë, se Shkelzen Berisha, djali i Sali Berishës ka tentuar ta “gjobisë” këtë kompani. Më saktë i ka kërkuar një shumë të caktuar, në këmbim të heqjes së hetimit. Mësohet se “Bankers” e ka refuzuar një gjë të tillë në mënyrë kategorike, çka ka sjellë zemërimin e Sali dhe Shkëlzen Berishës. Por dhe Metës i ka volitur kjo përplasje për aksionet që ka në një kompani nafte. Dhe të gjithë bashkë i kanë kërkuar Llallës t’ia përsërisë gjobën “Bankersit”, por që nuk është pritur mirë nga ana e kompanisë e cila nuk ka dhënë asnjë lek për këtë gjobë të re. Jo se është e ndershme dhe s’jep ryshfet “Bankersi”, por ndoshta nuk donte të paguante një lider politik në opozitë, sado i fuqishëm të ishte.
Ambasadori amerikan e di një gjë të tillë, ndaj SHBA ia mblodhi të gjitha Llallës dhe sekretari amerikan i shtetit firmosi që ish kryeprokurori të mos hynte kurrë bashkë me familjen dhe Rovenën në amerikë. Kjo është e vërteta e përplasjes së Llallës me Bankersin. Llalla zbatoi urdhërin për të goditur Donald Lu Bashkë me “Bankersin” që nuk pagoi gjobën. Një rrugë e dy punë. Siç tentoi të bënte me vëllezërit Habilaj, biznesmenin Sota apo këdo tjetër për ta lidhur me Saimir Tahirin. Dhe për ta groposur si pjesë e grupit të strukturuar të drogës. Pavarësisht falsitetit dhe monimit të akuzës, pavarësisht se drejtësia italiane nuk e ka emrin e Tahirit në dosje. Llalla e zbatoi urdhërin e Berisha-Metës. Tani i duhet të paguajë për to!/Pamfleti.com