Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka akuzuar kryetarin e ‘Shqipëria Bëhet’ për shantazh dhe kërcënime.
Përmes një postimi, Braçe duke e cilësuar Lapajn si ‘fashisti i vogël i Sali Berishës’, i bën thirrje atij të mos gënjejë dhë shantazhojë aktivistët e Partisë Socialiste.
Braçe hedh poshtë gjithashtu akuzat e opozitës ndaj mazhorancës për blerje votash, duke thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Adriatik Lapaj ndërkohë ka reaguar, duke e akuzuar deputetin socialist se po merret personalisht me të, duke e kërcënuar, madje duke i “sulur” dhe bandat e vjedhjes së votave.
Sipas Lapaj, administrata po detyrohet që të mbledhë nga 5 vota te emigrantët e diasporës.
“Po kërcënoni njerëzit në administratë, o Erion! Ka prova pafund o Erion! Unë ty nuk të kam llogari fare, o Erion! Nga sot, unë dhe krejt familja ime të mbajmë ty përgjegjës për çdo milimetër dëm që më vjen, o Erion”, shkruan Adriatik Lapaj.
Kreu i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet” i drejtohet Erion Braçes duke i kërkuar që të mos e përdorë pushtetin politik për ta kërcënuar.
“Unë jam nga ata që nuk bëj pas, o Erion! Mos e kthe personale”, vijon ai.
Reagimi i plotë i Lapajt:
Erion Braçe, deputeti i Parlamentit ka 2 ditë që më kërcënon mua personalisht.
Më kërcënon se po përballem me bandat e vjedhjes së votës dhe detyrimit te administratës për votat e diasporës.
E di gjithë Shqipëria që ju si parti po kërcënoni krejt administratën për listat e votave në diasporë, o Erion! Mos merr flamurin e vjedhjes së votës; o Erion!
Mos e kthe personale, o Erion!
Po kërcënoni njerëzit në administratë, o Erion!
Ka prova pafund o Erion!
Unë ty nuk të kam llogari fare, o Erion!
Kur guxon e bën me mua publikisht imagjino çfarë u bën pas kamerave punonjësve të shtetit, o Erion!
Nga sot, sa kohë me pushtetin që ke më kërcënove publikisht unë dhe krejt familja ime të mbajmë ty përgjegjës për çdo milimetër dëm që më vjen, o Erion.
Rri rehat! Merre qetë se nuk e ke shtetin personal.
Mos përdor pushtetin politik për të më kërcënuar, o Erion! Ke rreth 25 vite deputet, o Erion! Unë jam nga ata që nuk bëj pas, o Erion!
Mos e kthe personale!
Mblidh zagarët që po kërcënojnë administratën!