osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Adriatik Doçi zbardh emrat “VIP” të politikës në rrezik! 50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë: Ja 10 dosjet që po “kopsit” SPAK!

Adriatik Doçi zbardh emrat “VIP” të politikës  në rrezik! 50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë: Ja 10 dosjet që po “kopsit” SPAK!

Gazetari Adriatik Doçi ka paralajmëruar se në vijim, Prokuroria e Posaçme do të zhvillojë një aksion të bujshëm që do të tronditë pushtetarët e lartë dhe krimin e organizuar. Gjithashtu, Z.Doçi në një intervistë televizive tregoi dhe 10 çështjet e nxehta që prokurorët po thellojnë hetimet.

Ai ka përmendur dhe emrat e zyrtarëve e politikanëve të lartë që rrezikojnë prangat. Sipas tij, ka nisur një hetim masiv, e kërkuar kjo prej vitesh edhe nga BE dhe SHBA për pasuritë e pajustifikuara të pushtetarëve.

Ai thotë se kjo është një tjetër dosje e nxehtë e sapo nisur nga SPAK-u ku në vijim do të kemi dhe të dhëna të reja pasi ka indice që deputet të Kuvendit të Shqipërisë, kanë fshehur dhe posedojnë e janë aksionet nëpër hotele, posedojnë vila në emër të biznesmenëve, kanë makina luksoze, kanë biznese të kamufluara, janë personazhet më të pasur të Tiranës e duke sfiduar edhe bizneset e mirëfilltë që operojnë prej vitesh në Shqipëri.

-Cilat janë dosjet më pikante në SPAK?

Janë rreth 10 çështje të cilat besoj që do të formësojë e kristalizojë më tej seriozitetin dhe reputacionin e SPAK-ut. Si fillim, doja të thoja që krijimi i një historiku me hetime, arrestime, ndëshkime dhe vendime penale për korrupsion dhe krim të organizuar është një nga kushtet kryesore të BE-së për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ka dhe një lloj mosbesimi në publik për shkak të këtyre vonesave dhe zvarritjeve të këtyre dosjeve. Së pari janë çështjet në shëndetësi. Janë katër koncesione në Shëndetësi.

Nga ato të katër, vetëm për një koncesion sterilizimi janë finalizuar hetimet. Koncesioni i laboratorëve ka një regjistrim, të një procedimi penal që prej vitit 2022 dhe nuk kemi ende një finalizim për këtë koncesion. Dy koncesionet e tjera, homodializa dhe check up-i ka një hetim edhe për këto 2 koncesione por nuk kemi një finalizim nga ana e SPAK-ut. Një dosje tjetër, shumë e rëndësishme që bazohet dhe nga një vendim i Gjykatës së Lartë, e cila ka urdhëruar SPAK-un të hap çështjen e ‘21 Janarit’. Është një nga krimet më të rënda, që ka shënjuar trajektoren e pluralizmit politik në Shqipëri.

-Dhe SPAK nguroi fillimisht që ta merrte si çështje…

Ka patur një betejë ligjore mes gjykatave, familjarëve të viktimave dhe SPAK-ut nëse SPAK duhej apo jo ta merrte në dorë këtë dosje dhe përfundimisht Gjykata e Lartë ka vendosur që kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK-u, duke dhënë ndërkohë dhe një mesazh se në momentin kur gjykata vendos të kalojë një dosje në kompetencë të SPAK-ut, do të thotë se brenda asaj dosje ka dhe personazhe që kanë konsumuar elemente të veprës penale, që janë kompetencë e SPAK-ut që janë zyrtar të lartë dhe konkretisht është Sali Berisha me Lulzim Bashën.

Një tjetër dosje, në fakt është një fraksion por është shumë i rëndësishëm që është në duart e SPAK, ka të bëj me Gërdecin. Përpos dërgimit në gjyq të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, ka një hetim për rolin e Shkëlzen Berishës ndaj çështjes së Gërdecit. Ka një proces më vete por nuk ka një vendimmarrje nëse do të kemi një pushim të kësaj çështje në mënyrë përfundimtare apo do të kemi një masë sigurie apo dërgim në gjykatë të kësaj dosje. Një dosje tjetër, pothuajse më e rëndësishmja dhe sfida kryesore e SPAK-ut ku do të testohet edhe besimi te SPAK-u e mbase do të përcaktojë edhe autoritetin e SPAK-ut, është çështja e llir Metës. Është një çështje komplekse sepse përfshihen në këtë çështje rreth tre dosje.

Është dosja për CEZ-DIA, për lobimin dhe shërbimet estetike. E duke përfshirë këto tre dosje ka nisur dhe një hetim pasuror për Ilir Metën. Hetimet kanë një kohëzgjatje prej gati 2 vitesh, ndaj nuk mund të paragjykohet SPAK për vonesën pasi është komplekse edhe vetë hetimi. Janë procedura hetime që diktojnë një lloj afati të caktuar kohor për këtë çështje.

Kjo është një tjetër çështje e rëndësishme. Një dosje tjetër në duart e SPAK është edhe çështja e tjetërsimit të pronave të Ushtrisë. Konkretisht e bazës së ushtrisë në Sarandë, ku nën hetim është ish. ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Këtu nuk kemi ende një vendimmarrje për këtë dosje. Një tjetër çështje është ajo e call center-ave, e Amant Josifit, ku në dijeninë time ka një hetim për rolin e tij. Pra, janë një mori çështjesh, të cilat nuk kemi ende një vendimmarrje për këto dosje ku duhet të informojmë publikun se janë hapur për herë të parë në fakt dosje ku janë 31 deputet dhe ish-deputet nën hetim.

Janë dosje të reja e pothuajse shumica e tyre janë hapur vitet e fundit, ku përfshihet edhe Xhelal Mziu, Flamur Noka, Luan Baçi deputet të PD, partisë në pushtet, ish-deputet, ish-ministra. Ka nisur një hetim masiv, e kërkuar kjo prej vitesh edhe nga BE dhe SHBA për pasuritë e pajustifikuara të pushtetarëve. Kjo si të thuash, është një tjetër dosje e nxehtë e sapo nisur nga SPAK-u ku në vijim do të kemi dhe të dhëna të reja pasi ka indice që deputet të Kuvendit të Shqipërisë, kanë fshehur dhe posedojnë e janë aksionet nëpër hotele, posedojnë vila në emër të biznesmenëve, kanë makina luksoze, kanë biznese të kamufluara, janë personazhet më të pasur të Tiranës e duke sfiduar edhe bizneset e mirëfilltë që operojnë prej vitesh në Shqipëri.

-Kemi parë akuza e kundër akuza, hidh e prit të kreut të PL, Ilir Metës ndaj SPAK, por gjithashtu edhe reagime nga zoti Dumani. Duhet që kreu i SPAK, te reagojë në këto momente ose ndaj çdo akuze që hidhet ndaj tij?

Ka patur një lloj pritshmërie nga publiku që kreu i SPAK, duhet të reagojë pas një sulmi dhe shantazhi nga një i akuzuar që ka dhe një hall me SPAK-un. Nga ana e kreut të SPAK-ut, kemi patur një reagim të matur e institucional dhe profesional, sepse në fund të fundit, SPAK-u është një organ që formëson dhe nuk është mision i SPAK-ut që të hyjë në hulli e debate politike me një personazh që konsiderohet si monumenti i korrupsionit në Shqipëri dhe shumë shpejtë mund të përballet me togat e zeza për shkak të provave që ka në dorë SPAK-u. Reagimi i Metës, është një reagim i natyrshëm si të thuash, e përdor si mbrojtje por jo etike, në mënyrë bullizuese, deri diku dhe kriminale por gjithsesi është një politikan i shënjuar si një politikan kandidat për ‘non-grata’ dhe kandidat për 313-ën.

Ky është reagimi i një personazhi i cili është nën hetim. Nga ana tjetër, qëndrimi i Dumanit ka qenë i matur e ka dhënë një mesazh për publikun që nuk intimidohet nga reagimet dhe rrymat dhe reaksionet e mundshme të politikës, për shkak të hetimeve që po kryen SPAK. E shkoj si një lloj zhvillimi normal. Ajo që unë shoh me dyshim është se jo të gjithë prokurorët e SPAK-ut janë jo në lartësinë e Dumanit, por në lartësinë e SPAK-ut në përgjithësi. Ka indicie që disa prokurorë, nuk po them se janë përfshirë në pazare me persona nën hetim, por kanë një tendencë për të zvarritur këto dosje për të mos kryer në kohë veprime të caktuara hetimore dhe duke mbajtur në duar dosje deri në 3 vite.

-Prej disa ditësh flitet se SPAK do të zhvillojë dhe një tjetër operacion, akoma dhe më të madh ku do të lëshojë 150 urdhër arreste ku do të përfshihen, prokurorë, gjyqtar e thuhet dhe në nivel ministrash. Do të doja të ndanit me ne disa nga elementet që mund të jenë të përfshirë pikërisht në këto afera dhe që do të jenë si pjesë e masave të sigurisë që do të marrë SPAK?

Të dhënat tregojnë e flasin për një mega operacionin më të madh ndër vite, do të ketë 50 urdhër arreste, për numrin e madh të arresteve e konsiderohet i tillë pasi përflitet që urdhër arrestet do të jenë edhe për politikanë, për ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, për drejtorë të rëndësishëm, për figura të tjera të krimit të organizuar. Burimet flasin për implikim të segmenteve politike dhe segmente mediatike me botën e krimit, por sa komprometues është lidhja, mbetet për t’u parë në momentin e zbulimit të dosjes që SPAK-u ka në dorë.