osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Adriatik Doçi: E vërteta e hetimit të Belind Këlliçit dhe kur gomarin e ha ujku nga pas në ëndërr! Dy fakte penale për SPAK-un

Adriatik Doçi: E vërteta e hetimit të Belind Këlliçit dhe kur gomarin e ha ujku nga pas në ëndërr! Dy fakte penale për SPAK-un

Nga Adriatik Doçi

Tre javë më parë, anëtari i Kryesisë së PD-së të Rithemelimit, Belind Këlliçi, tha se kishte marrë një informacion, sipas të cilit atij i kishin hapur një hetim.

Sipas tij, hetimin ia kishin hapur për ta intimiduar, me qëllim për të ndaluar operacionin e tij të zbulumit të fakteve të reja rreth aferës së inceneratorëve. (Në kampin opozitar është kthyer në modë tashmë që cilido që ka ndonjë hall me SPAK-un thotë se po goditet për shkak se ka ‘denoncuar’ inceneratorët.

Madje, sapo marrin vesh se do u hapet ndonjë dosje, dalin dhe denoncojnë inceneratorët, siç edhe veproi dhëndri, i cili dy javët e fundit para arrestimit, ‘denonconte’ 7 herë në ditë inceneratorët).

“Kam shumë pak ditë që kam marrë një informacion, që përmes letrave anonime, Policia e Shtetit, SPAK-u, nuk e di kush, vetë Erion Veliaj ndoshta, Policia Bashkiake, kanë hapur një hetim. Më kanë vendosur në survejim dhe po mundohen të më ndalojnë dhe intimidojnë në lidhje me denoncimet që unë kam bërë dhe vijoj të bëj për çështjen e inceneratorëve”, tha Këlliçi.

Disa orë më pas, Sali Berisha tha nga ballkoni se “grupi i strukturuar kriminal me në krye Dumanin e partisë në SKAP, kanë çelur hetime për Belind Këlliçin, vetëm e vetëm pse ai dënon çdo ditë firmat në vjedhjen e shekullit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe amnistinë kriminale të Damanit dhe Krajës ndaj tyre. Edi Rama, një proces të hapur ke në Uashington”.

Këlliçi ka statusin e ish deputetit. Sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, një hetim për një ish deputet, për çdo vepër penale të dyshuar, e hap vetëm SPAK-u, me kallëzim ose kryesisht. Pra, sipas informacionit të Këlliçit, këtë të fundit po e hetonte SPAK-u.

Kur dikush sinjalizon vetë se po hetohet, shkalla e besueshmërisë së lajmit është më e lartë se sa kur lajmin e jep një person i tretë, aq më tepër një jo dashamirës.

Në media natyrshëm u hodhën hipoteza sepse po hetohej Belind Këlliçi, duke u fokusuar kryesisht tek shpenzimet e tij gjatë fushatës elektorale vitin e kaluar, shpenzime që deri më sot nuk u duhet burimi.

Analisti Baton Haxhiu, në një emisionin televiziv, paralajmëroi Këlliçin që të ruhej dhe të kishte kujdes, mesazh që u lexua nga televizioni i Familjes Berisha dhe vetë Këlliçi si një kërcënim në emër të SPAK-ut.(Baton Haxhiu më ka lënë një shije të keqe pasi në një rast i nisa mbi 15 pyetje që t’ia drejtonte një politikani, i cili sot ka disa dosje të hapura në SPAK.

Jo vetëm që nuk i bëri qoftë edhe një pyetje, por i thuri elozhe politikanit gjatë gjithë emisionit. Por, kjo nuk ka shumë rëndësi. Me shumë gjasa ato pyetje ia kanë bërë në SPAK).

Së pari, nuk tingëllon aq i besueshëm pretendimi se Baton Haxhiu, një analist që shfaqet shpesh në banakun e televizionit të Familjes Berisha, të kërcënojë Belind Këlliçin, për llogari të inceneratorëve. Pagesa nga inceneratorët ka marrë edhe vetë PD-ja, një pjesë e të cilës sulmonte Jorida Tabakun kur drejtonte komisionin hetimor, ndërsa Këlliçi heshtem. Ka marrë edhe Sandër Frangaj, Anila Basha etj.

Së dyti, në historinë e Shqipërisë, nuk ka një çështje që është hetuar më shumë se sa inceneratorët. Nuk është hetuar as Gërdeci, as 21 Janari, as grushti i shtetit të 14 shtatorit 1998, as vrasjet në Tropojë, as firmat piramidale, as krimet e SHIK-ut, as koncensionet, as shitja e detit, as ARMO etj., sa janë hetuar inceneratorët.

Me dhjetëra në burg, nën hetim dhe në arrati. Dhe abuzimi deri më tani, sipas SPAK, shkon te 8 milionë euro, që dyshohet më shumë si evazion fiskal. Sa njerëz janë futur në burg për inceneratorët nuk janë futur për të gjitha krimet shtetërore dhe aferat korruptive të tre dekadave të fundit.

Madje disa afera, që tejkalojnë me qindra herë inceneratorët, nuk janë hetuar ende, si privatizimi i ARMO, pullat fiskale, shitja e HEC-eve, ish Hotel Dajti, koncensioni i pasaportave, markimi i karburanteve, tenderat e kredive, privatizimet, tjetërsimi i pronave të ushtrisë etj.

Merita e hetimit të inceneratorëve i takon SPAK-ut. Si mund të besohet që SPAK po përdoret nga inceneratorët për të ndëshkuar një personazh si Belind Këlliçi, i cili vetëm muajt e fundit ka nisur të ‘denoncojë’ inceneratorët, pasi po ‘zbulon aferën e inceneratorëve’, të cilën SPAK po heton e prej 4 vitesh, duke e bërë fije-fije!?Sot, Belind Këlliçi, alarmin që kishte dhënë vetë para tre javësh, e paraqiti si gënjeshtër të Carlo Bolinos dhe Baton Haxhiut.

“Po tani çfarë gënjeshtre tjetër do të thotë Batoni i paguar nga inceneratorët dhe Carlo i kallëzuar në SPAK për grabitje të pronës publike dhe i paguar nga inceneratori fantazmë i Tiranës???!!!”, shkruan Belo.Edhe ky qëndrim është i pasaktë.

Në përgjigjen e SPAK thuhet se nuk ka një kallëzim për Belind Këlliçin dhe as një hetim.Askush nuk ka raportuar se ka një kallëzim për Belind Këlliçin. Askush nuk ka raportuar se ka një hetim për Këlliçin, përpos vetë Këlliçit.Është raportuar se ka një hetim kryesisht për pastrim parash në fushatë.

Dhe gjatë vitit të kaluar SPAK ka hapur 168 hetime kryesisht. Një hetim kryesisht ndryshon nga person nën hetim. Shumica e hetimeve hapen fillimisht pa një emër personi të dyshuar që i atribuohet vepra penale. Emri i personit nën hetim vendoset përgjithësisht në fazë të dytë dhe pas disa veprimeve hetimore.Ky sharlatanizëm i Belind Këlliçit ka tre shpjegime të mundshme.-Belind Këlliçi mund të ketë sajuar hetimin e tij ashtu siç sajoi ‘kunata’ e tij, gjyqtarja e Tiranës, letrën e kërcënimit, ndoshta për protagonizëm, për shkak të paranojave ose të ndonjë shkartisje mendore.

-Belind Këlliçi ka parë ndonjë ëndërrr me hetime dhe akuza penale si ato gomerët që shohin në ëndërr sikur po i ha ujku nga mbrapa.-Belind Këlliçi ndihet i rrezikuar dhe parashikon një hetim të mundshëm nga SPAK për pastrim parash dhe fshehje pasurie, dhe po parapërgatitet duke sajuar hetime dhe alibi.

Dy fakte penale

1. Belind Këlliçi, çiraku i Sali Berishës dhe Ilir Metës që humbi me 60 mijë vota përballë Erion Veliajt vitin e kaluar, ka shpenzuar qindra mijëra euro gjatë fushatës elektorale. Mugon burimi i shpenzimeve. Me vetëm 2 milionë lekë të vjetra rrogë, Këlliçi shpenzonte mbi 1 mijë euro në javë vetëm për sponsorizime në Facebook, të cilin ia menaxhonin 6 punonjës. Cili është burimi i parave? Pse nuk i ka deklaruar në ILDKP?

2. Belind Këlliçi u zgjodh deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke u veshur me detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë. Belind Këlliçi nuk ka deklaruar në ILDKPKI pasurinë e bashkëjetueses, si person i lidhur në kuptimin e ligjit nr. 9094 të vitit 2003. Bashkëjetuesen e ka ekspozuar dhe pranuar publikisht në disa emisione televizive, komentuar dhe diskutuar gjatë si një fakt tashmë i njohur.