osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Admir Murataj i dyshuar edhe për grabitjen në Prishtinë dhe Istog ku u v.ra një polic

Admir Murataj i dyshuar edhe për grabitjen në Prishtinë dhe Istog ku u v.ra një polic

Hetimet e Krimeve të Rënda dhe kërkimet policore kanë dështuar të parandalojnë aktivitetin kriminal të Admir Murataj. Gjatë kohës që ai ishte në arrati prokuroria e hetonte atë për tre grabitjet në aksin Tiranë-Qafë Kashar-Rinas të ndodhura prej 2015-2017 kur u zbulua dhe grupi i tij.

ReportTv ka mësuar, se autoritetet kosovare kanë kërkuar nga pala shqiptare të intensifikojë hetimet për kapjen e tij pasi ka qenë i dyshuar edhe si pjesë e grupit që grabiti më 3 dhjetor 2018 një bankë në Prishtinë. Kosova do të tronditej sërish pak javë më pas nga grabitja e një banke dhe vrasja e efektivit të policisë Izet Demaj në Istog teksa u përball me grabitësit.

Por përgjimet, hetimet, kontrollet në disa zona të vendit nuk kanë dhënë rezultat dhe Murataj do të rikthehej sërish këtë herë më 9 Prill 2019 në aksin e tij të preferuar, Tiranë-Rinas e pikërisht në aeroportin e Rinasit. Kjo grabitje ka ndodhur pikërisht kur Prokuroria e Krimeve të rënda kishte njoftuar në arrati Muratajn për ngritjen e akuzave zyrtare ndaj tij.

Pak ditë më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj Murataj ishte regjistruar kërkesa për gjykim me akuzat e “Vjedhje e bankave”, ne formën e bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”.

Gjykimi ndaj Murataj do të nisë më 16 Maj 2019, një javë pasi ai u përfshi në grabitjen e fundit të karrierës së tij nga ku më pas humbi jetën.

Ky proces do të gjykohet nga Klodian Kurushi i cili pritet të kërkojë nga autoritetet shtetërore konfirmimin zyrtar dhe certifikatën e vdekjes së Admir (Nikaj) Murataj./ Nga Arsen Rusta